Tharësit me ajër të nxehtë mund të thithin mikrobet e keqe që mbesin në banjë, sipas disa zbulimeve.
Pas aktivizimit të tharësve në tre banja të veçanta, shkencëtarët vendosën një pllakë të posaçme në vijën e ngrohëses për rreth 30 sekonda, transmeton Gazeta Shneta.
Testet gjetën bakterie në thuajse çdo pllakë.
Autorët paralajmëruan: “Këto rezultate tregojnë se shumë lloje të baktereve, përfshirë patogjenët e mundshëm dhe sporet, mund të depozitohen në duart e ekspozuara ndaj tharësve me dorë.”
“Dhe … sporet mund të shpërndahen nëpër ndërtesa dhe të depozitohen në duar nëpërmjet tharëses.”
Apeli i tyre është që t’i shmangni tharëset e duarve, duke aplikuar më shumë letrat higjienike apo peshqirët.