Prindërit e ri kanë shumë vendime të rënda për të marrë, e një prej tyre është edhe ai i të bërit gjumë vetëm foshnja, duke u ndarë përfundimisht nga dhoma e prindit në periudhën e gjumit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë ka këshilluar të flenë në të njëjtën dhomë me foshnjën, por jo së bashku me të në të njëjtin shtrat pasi ajo t’i ketë mbushur një vjet, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo ndihmon foshnjën të mësohet me sfida dhe ambiente të reja.
Gjithsesi, një foshnjë e moshës prej 0-3 muaj duhet të bëjë 14 deri në 17 orë gjumë, ndërkaq ato prej 4-11 muaj, 12-15 orë, përderisa tek fëmijët e moshës prej 1-2 vjeç ndryshon, duke u rekomanduar atyre të bëjnë 11-14 orë gjumë.