Fjalët dalin nga goja pa dashje. “Shikoje atë, është shumë më e mirë se ti” ose “Pse nuk mund të jeni më shumë si ai / ajo?”. Pse i krahasojmë fëmijët tanë me të tjerët? Sa më shumë që duam të përmbahemi nga ky tundim, ne prapë përfundojmë duke e bërë atë.
Epo, “krahasimi” është kundër-produktiv për këdo. Por është edhe më i vështirë për fëmijët. Fëmijët janë qenie të buta dhe nuk i pranojnë aq mirë kritikat negative, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo fëmijë është i ndryshëm. Në epokën e tanishme, ku konkurrenca ka përhapur tentakulat e saj në çdo fushëtë jetës, është e rëndësishme të mësojmë fëmijët tanë të jenë të qëndrueshëm.
Ja çfarë mund të ndodh nëse krahasohet fëmija me dikë tjetër:
1. Kjo do të shkaktojë vetë-dyshim
2. Do të bëhet xheloz
3. Do t’i shkaktojë negativitet
4. Do të dëmtojë marrëdhënien prind-fëmijë
5. Ata do të rriten nervoz


