Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2018

Horoskopi 28/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Horoskopi për ditën e sotme do t’iu tregojë në lidhje me fatin, të ardhurat dhe marrëdhënien që do keni në mes familjes dhe shoqërisë.

Dashi
Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj keni lënë mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.

Demi
Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur do të dalë se është i duhuri kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!

Binjakët
Keni mundësinë për të takuar persona dhe kultura të ndryshme nga e juaja, me tradita dhe mënyra të tjera jetese. Parashikohen udhëtime. Zgjidhni angazhimet, sepse pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit për të mbajtur ritmet e veprimtarisë.

Gaforrja
Sot priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj një çdo mjedis, po u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Luani
Një realizëm i mirëfilltë dhe një sens praktik do të jenë zgjedhja e duhur për të luftuar rastësitë jo të favorshme që do t’ju dalin për të përballuar. Me Mërkurin që nuk ju mbështet, do të keni prirje të gjykoni të tjerët edhe për gjëra të kota, përpiquni të jeni më realistë.

Virgjëresha
Një epror do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë ai e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë tuaj. Urani dhe Saturni ju favorizojnë në veçanti të gjitha veprimtaritë tuaja artistike dhe krijuese.

Peshorja
Nuk të humbni vëmendjen nga interesat tuaja për të vrapuar pas angazhimeve të përditshme dhe çështjeve praktike. Keni nevojë për lëvizje, për ajër të freskët dhe të pastër për t’u mbushur me frymë. Organizoni një udhëtim në një zonë bregdetare.

Akrepi
Nuk mund t’i mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni njëherë e për gjithmonë për ta lënë pas. Do të jeni të disponueshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Shigjetari
Do t’ju duhet të merrni disa vendime të vështira për të çuar përpara gjërat. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

Bricjapi
Sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme që do t’ju ndryshojnë jetën sentimentale apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.

Ujori
Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që edhe të mendoheshit pak për veprimet që ndërmerrni.

Peshqit
Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Artikulli paraprakKjo është koha më e rrezikshme për të lindur, sipas gjinekologëve
Artikulli i rradhës Si në verë: Këto janë temperaturat për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.