Gjidhënia është metodë natyrale por jo edhe aq e thjeshtë sa mendohet.
Fatkeqësisht mund të jetë shumë e thjeshtë në teori por jo dhe aq në praktikë.
Ndodh shpeshherë që ju të mund ta gjeni në një moment veten duke bërë një veprim pa e kuptuar, por që mund të rezultojë të jetë i dëmshëm për beben.
Por, cilat janë gabimet që bëjnë nënat gji dhënëse?
1. Nuk i japin bebes kohën e duhur të përfundojë. Sipas “La leche league international”, nënat shpesh nuk e lënë fëmijën të pijë nga një gji edhe qumështin e fundit, pra atë me yndyrë të madhe por e kalojnë direkt tek gjiri tjetër, 2. Nënat e ushqejnë fëmijën me orar. Jo, ai duhet të pijë sipas nevojës dhe maksimumi që duhet ta lini pa pirë (nëse edhe ai nuk e kërkon) do të jetë 3 orë, 3. Janë të shpërqëndruara ndërsa ushqejnë fëmijën me gji. Kjo ndikon negativisht në fuqizimin e lidhjes me fëmijën e tyre, 4. Shumë nëna gabojnë kur konsumojnë alkool. Duhet të dini se alkooli, duhani, droga kalojnë tek fëmija dhe që të pastrohet trupi nga alkooli duhen shumë orë qoftë edhe për një gotë të vetme./pernenat.al/