Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në çfarë moshe duhet t’ia mësoni rregullat e jetës fëmijës, e tregon psikologia

Këshilla për shtatzëna 12/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindër të dashur, a keni menduar ndonjëherë se si do të mësohet me rregulla fëmija juaj? A keni menduar se si do të arrijë ai të kuptojë se ç’janë rregullat dhe si t’i respektojë ato? Nëse nuk i mësoni fëmijës rregullat e shtëpisë, atëherë ju e orientoni fëmijën drejt përballjes së rregullave të rrugës, kopshtit, shkollës. Ndjenjat e fëmijës në ato momente janë konfuze. Ai nuk di se çfarë të mendojë, si të veprojë. Pra, të gjitha këto na çojnë drejt një shprehjeje popullore: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

Nëse nuk e filloni ju edukatën që në shtëpi, atëherë fëmija do ta ketë të vështirë ta mësojë atë nga dikush tjetër, larg jush. Në radhë të parë, kthejeni vështrimin dhe vëmendjen dhe vetja juaj, dhe në radhë të dytë, kërkoni edhe ndihmën diku tjetër, siç mund të jetë kopshti apo shkolla. Po, sepse kemi hasur rëndom në vitet e fundit që prindërit pretendojnë që edukimin fëmija ta marrë në kopsht. “Unë paguaj kopshtin dhe ata duhet të merren me këtë gjë”, shprehen disa prindër. Dakord, institucionet arsimore merren me edukimin e fëmijëve. Fëmija mëson rregullat në kopsht, edukatoret bëjnë të mundur që këto rregulla të zbatohen, në mënyrë që fëmija të ambientohet me to dhe të përshtatet, por kjo është vetëm një pjesë e punës së madhe të përbashkët prind-mësues.

Në shtëpi, në rrugë, fëmija nuk i zbaton këto rregulla në të mirë të tij, ndaj, të dashur prindër, mos e kritikoni fëmijën që nuk di, por mendoni fillimisht se çfarë keni bërë ju si prindër për ta mësuar fëmijën tuaj. Për çdo sjellje të gabuar, zgjidhni dënimin (i cili zgjat aq minuta sa mosha e fëmijës). Pra, nëse fëmija është 4 vjeç, dënimi duhet të jetë 4 minuta. Po ashtu për çdo sjellje të mirë shpërblejeni duke i plotësuar një dëshirë.

Çdo sjellje të fëmijës, duhet ta shoqëroni me fjalë, shpjegim. Nëse sillet keq shpjegojini: “Unë po dënoj veprimin që bëre, jo ty.” Ndërsa për sjelljen e mirë duhet t’i shpjegoni: “Po të shpërblej, sepse je sjellë mirë”.

Burimi: Klorinda Serani: Psikologe Këshillimi

Artikulli paraprakMbahet Kongresi për shëndetin e gruas dhe meshkujve, shtatzëninë e riprodhimin human
Artikulli i rradhës Ditë e qetë për të dashuruarit, kjo është shenja me fat sot

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.