Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë disa nga shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Këshilla për shtatzëna 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Veza e pjelluar zakonisht udhëton 4-5 ditë në tub, prej vezores deri në mitër, ku mbarësohet brenda 6-7 ditëve pas pjellimit.

Arsyeja më e zakonshme e shtatzanisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim. Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër, transmeton Gazeta Shneta

Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mbarësimi i vëzës në tub nuk është i ditur.

Cilat janë përfundimet e mundshme?

Në shumë raste shtatzania jashtë mitrës nuk jeton gjatë dhe humbet para menstruacioneve, apo pas disa simptomeve të lehta, apo dhimbjes dhe gjakderdhjes. Në këto raste, shtatzania jashtë mitrës rrallë përcaktohet dhe mendohet se ka ndodhur dështim spontan. Në këto raste nuk ka nevojë për mjekim. Nëse veza vazhdon të jetojë, muri i hollë i tubit fillon të zgjerohet dhe të shkaktojë dhimbje në fund të barkut.

Mund të percillet edhe me gjakderdhje. Me zhvillimin e shtatzanisë, tubi mund të shpërthejë dhe të shkaktojë gjakderdhje të madhe, dhimbje dhe të fikët. Para se të ndodhë kjo, shtatzania jashtë mitrës mund të zbulohet me analiza të gjakut, të cilat tregojnë se hormonet normale gjatë shtatzanisë nuk janë duke u rritur siç duhet.

Cilat janë simptomat?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale, në moshën kur mund të mbesë shtatzanë dhe ka dhimbje të barkut, dyshohet se ka shtatzani jashtë mitrës derisa të vërtetohet. Dhimbjet zakonisht fillojnë përnjëherë dhe mund të ketë apo mos të ketë gjakderdhje. Në shumicën e rasteve kjo ndodhë brenda javës së katërt dhe të dhjetë të shtatzanisë me simptomat në vijim:

1 – Dhimbje në një anë të barkut. Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë, por kjo mund që të mos jetë në anën e shtatzanisë.

2 – Dhimbje në krye të krahut. Kjo mund të ndodhë për shkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafragmën.

3 – Testi i shtatzanisë. Testi mund të jetë pozitiv, por jo gjithmonë. Analizat e posaçme të gjakut duhet ndonjëherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzaninë.

4 – Gjakderdhje anormale. Femrat nuk mund ta dinë se janë shtatzanë dhe mendojnë se janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë vënë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë në ngjyrë të mbyllur dhe e lëngshme. Ndonjherë përshkruhet si ‘lëng kumbulle’.

5 – Mungesa apo vonesa e menstruacioneve. Nëse kjo ndodhë, shatzania mund të dyshohet posaçërisht nëse përjetoni simptoma të shtatzanisë: për shembull vjellje, dhimbje në gji apo në bark, por jo gjakderdhje.


Cilat janë rreziqet?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale në moshën kur mund të mbesë shtatzanë, është në rrezik të mbesë shtatzanë jashtë mitrës. Megjithatë, është më shumë është e mundur nëse ju keni pasur njërën prej këtyre:

– Pezmatim të pelvikut. Nëse në të kaluarën keni patur dhimbje në pelvik, për shkak të infektimit në tubat fallopiane (p.sh. Chlamydia Trachomatis – është njëra nga infeksionet më të zakonshme e përhapur seksualisht, me të cilën mund të mos ketë asnjë simptom).

– Endometriosis. Çdo operim i mëparshëm në bark mund të shtojë rrezikun si lindjen e foshnjës me operim, operim të apendesitit apo shtatzani jashtë mitrës.

– Vënja e spirales. Spiralja e parandalon shtatzaninë në mitër, mirëpo është më pak efektive për ta parandaluar shtatzaninë në tub.

– Nëse jeni duke marrë hapa kundër shtatzanisë që quhet ‘mini pill’. Këto hapa e ndryshojnë lëvizshmërinë e tubave dhe është vërtetuar se ky veprim e shton pak rrezikun e shtatzanisë jashtë mitrës. Shtatzanitë, pasë shtatzanisë jashtë mitrës. Nëse njëra nga tubat ka shpërthyer apo hequr, gruaja vazhdon të ovulojë si më parë, mirëpo shansat për të mbetur shtatëzanë redukohen në 50 përqind. /Gazeta Shneta/.

 

 

 

Artikulli paraprakSi mund ta dallojmë autizmin tek fëmijët
Artikulli i rradhës Foshnjat që bëjnë ushtrime zhvillohen më shpejt

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.