Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnjat që ushqehen me gji rrezikojnë të kenë mungesë të kësaj vitamine

Këshilla për shtatzëna 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth gjysma e fëmijëve të ushqyer me gji, nuk marrin sasinë e duhur ditore të vitaminës D të rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë (AAP), bazuar në studimin e sapo publikuar në “Annals of Family Medicine” dhe të koordinuar nga Tom Thacher nga Mayo Clinic of Rochester në Minesota.

“Suplementimi me vitaminë D iu nevojitet të porsalindurve për formimin e kockave, është i domosdoshëm për të shmangur rakitizmin dhe po aq thelbësor për zhvillimin normal të skeletit të fëmijës. Por qumështi i nënës nuk përmban sasi të mjaftueshme dhe është kjo arsyeja që ushqimi me gji mbart riskun për deficit, veçanërisht nëse fëmijët nuk ekspozohen aq sa duhet në diell”, shpjegojnë autorët, të cilët kanë analizuar 180 nëna që ushqenin me gji fëmijët e tyre prej moshës 6 javëshe deri në 5 muaj. Rreth 55% grave deklaruan se iu kishin administruar fëmijëve suplemente me vitaminë D një javë më parë, por vetëm 42% e pjesëmarrëseve kishte arritur dozën e 400 UI të rekomanduar nga AAP.

Kolostrumi i prodhuar nga nëna gjatë ditëve të para të ushqyerjes me gji është i pasur me substanca ushqyese, por më pas përmbajtja e qumështit të gjirit varion nga njëra grua te tjetra”, pohon Thacher, i cili bashkë me kolegët analizoi preferencat e nënave mbi suplementimin me vitamina: mbi 88% e grave të intervistuara preferuan ta merrnin vetë integratorin me vitaminë D në vend që t’ia administronin fëmijëve dhe 57% pohuan se preferonin integrimin ditor në vend të atij mujor.

Autorët përfundojnë: “Promovimi i ushqyerjes me gji si burim ushqimor i plotë mund të përmirësohet me një suplementim të përshtatshëm me vitaminë D të nënave, duke pasur kujdes ndaj riskut për toksicitet te të poraslindurit”./Doktor33.al/

Artikulli paraprakPija që largon përfundimisht kollin tek fëmijët
Artikulli i rradhës Seksi gjatë gji dhënies, diçka që nënat duhet të dinë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.