Një ndër moderatoret që ka bërë për vete një numër të madh të njerzëve, si një fytyrë e buzëqeshur dhe shumë pozitive, së fundmi ka marrë vëmendjen e medieve rozë.
Po flitet mjaft shumë edhe në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme të moderatores Jona Spahiu, por si duket të gjitha këto mbesin spekulime.
Moderatorja theu heshtjen dhe nuk fshehu se do të martohet me partnerin e saj Frenklin, por që nuk ka të bëjë aspak me shtatzëni.
Sipas fotos shohim një ‘’F’’ dhe një ‘’J’’ që simbolizojnë dy emrat e çiftit të cilat janë të shkruara me të bardha në kutitë e zeza, që do të shkojnë si ftesa tek miqtë e tyre që do të jenë prezent në dasëm, shihet se dasma do të bëhet shumë shpejt./Gazeta Shneta/