Skuqja e lëkurës është shumë e zakonshme dhe mund të ndodhë në çdo moshë, kur fëmija juaj është në pelena. Ka disa gjëra që mund të bëni për ta parandaluar atë dhe gjithashtu për të ndihmuar nëse fëmija juaj vuan prej kësaj gjendje.
Një nga gjërat më me rëndësi është kujdesi i pastrimit personal, duke u siguruar që të ndryshoni pelenat e fëmijës tuaj në shumë raste është e rëndësishme. Mbani fundin e foshnjës sa më të pastër që të jetë e mundur, përdorni shumë ujë dhe materiale të pambukut. Mos përdorni shumë materiale që janë të parfumosura, transmeton Gazeta Shneta.
Gjëja tjetër që duhet të keni kujdes është që të aplikoni një krem të mirë, ju mund të pyesni miqtë tuaj për të parë nëse ka ndonjë krem që ata kanë përdorur që është me të vërtetë i mirë, dhe që ka funksionuar në mënyrën më të mirë për ta.
Pastaj, lejoni që zona e pelenave të thithë sa më shumë ajër, duke ja hequr pelenat dhe kjo i ndihmon jashtëzakonisht shumë. Por, edhe nëse kjo nuk ka ndonjë efekt atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/