Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

8 ushqimet që duhet shmangur patjetër gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekzistojnë disa lloje ushqimesh, të cilat duhet mënjanuar përgjatë periudhës së ndjeshme të shtatzënisë.

Kjo, për shkak të niveleve të larta të yndyrës që përmbajnë disa nga ushqimet, si dhe sëmundjet që mund të transmetohen potencialisht tek fetusi.

Të shohim se cilat janë ato:

1- Disa lloje peshqish si levreku, peshku shpat duhen ngrënë shumë pak gjatë shtatzanisë sepse përmbajtja e mërkurit mund të jetë në vlera të larta, dhe për pasojë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës.

2- Ushqimet pak ose të pagatuara nuk duhen konsumuar gjithashtu.

Gocat e detit, ushqimi aziatik si sushi kanë një rrezikshmëri më të lartë për infektim bakterial apo helmimi nga ushqimi.

Disa viruse apo baktere mund të depërtojnë nga nëna tek fetusi përmes plaçentës dhe mund të dëmtojnë fetusin.

3- Vezët e gjalla, si dhe ushqimet me vezë të pagatuara plotësisht nuk duhen ngrënë. Vezët janë ushqimi i parë që preket dhe transmeton salmonelën.

4- Ushqime të pagatuara ose gjysëm të gatuara. Është diçka shumë e rëndësishme që ushqimet të cilat konsumohen nga nënat shtatzana të jenë plotësisht të gatuara, në mënyrë që të mos ketë rrezikshmëri për infeksionet patogjene që merren nga mikrobet që kanë perimet, mishi etj.

5- Pasta, çdo lloj paste si ajo e domates, peshkut e mishit. Duke qenë se janë ushqime të konservuara dhe me përbërës jo natyral, kanë një probabilitet për infeksionin e listerisë.

6- Djathi si gorgonzola, shoqërohen me një përqindje shumë të lartë ndaj infeksioneve të mykyt.

7- Ushqimet e thata si ëmbëlsirat, patatinat, biskotat duhet të mbahen në një minimum, pasi përmbajnë vetëm yndyra dhe shumë pak vlera ushqimore.

8- Kafeina- nëse një nënë shtatzanë konsumon shumë kafe gjatë shtatzanisë, ka një rrezik më të lartë për të lindur një fëmijë nënpeshë që çon në probleme me shëndetin dhe më vonë në jetën e fëmijës.

Gjithashtu. gratë që konsumojnë shumë kafe janë të predispozuara që të humbasin fëmijën në muajt e parë të shtatzanisë. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë; çajrat, çokollata, pijet energjike. Këto ushqime eshte e mira qe te mos konsumohen.

Artikulli paraprakAktorja e famshme jep lajmin e papritur, shtatzënë në moshën 54-vjeçare
Artikulli i rradhës Teshtimat gjatë shtatzënisë, çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.