HCG është një hormon që prodhon trupi juaj kur jeni shtatzënë. Ky hormon prodhohet nga qelizat që formojnë placentën. Hormoni ushqen vezën sapo ajo të jetë fertilizuar dhe të jetë ngjitur në murin e mitrës.
Nëse nivelet e këtij hormoni në trupin tuaj janë më pak se mlU/ml, kjo nënkupton se ka ndikim negativ në shtatzëni, derisa shenja e gjelbër për shtatzëni jepet në rast se HCG-të arrijnë më lartë se 25 mlU/ml, transmeton Gazeta Shneta.
Testet HCG zakonisht bëhen në dy mënyra. Ajo e para është testi cilësor që ndihmon për të parë nëse ndonjë nivel i këtij hormoni është prezent në gjakun tuaj.
Ndërkaq, testi i dytë është ai kuantitativ, i cili ndihmon në matjen e sasisë së hormonit HCG në gjakun tuaj.
Njësoj siç është çdo shtatzëni ndryshe, ashtu edhe kapaciteti i trupit për rikthimin në shëndetin normal pas një aborti ndryshon nga të tjerët.
Kështu, faktorët kryesorë që luajnë rol këtu janë jetëgjatësia e shtatzënisë tuaj, madje edhe sasia fillestare e HCG-ve që trupi ka prodhuar.
Në disa raste, nivelet e HCG mund të kthehen në normalitet përbrenda disa ditëve pas abortit./Gazeta Shneta/