Nicole Kidman, aktore australiane, ka folur për herë të parë për revistën “Tatler” në lidhje me dy abortet që pati përgjatë jetës së saj martesore, dhimbjen që kishte përgjatë kësaj periudhe, si dhe vështirësitë për të pasur fëmijë.
Ylli 50-vjeçar pësoi një shtatëzani ektopike në vitin 1990 kur ajo ishte 23 vjeçe, si dhe një abort në 2001 në fund të martesës së saj me Tom Kruzin.
“Ishte traumë për mua”, tha ajo më parë për përvojën në një intervistë të vitit 2007 me Marie Claire, transmeton Gazeta Shneta.
Shtatzënitë ektopike ndodhin kur veza e fekonduar rritet diku jashtë mitrës, zakonisht në tubat fallopian (gjithashtu mund të quhet “shtatzëni tubale”) sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit. Për shkak se nuk është e mundur të rritësh një fëmijë jashtë mitrës, shtatzënia duhet të përfundojë me ilaçe.
Ato janë të rralla – rreth dy në 100 shtatzëni janë shtatëzani ektopike, sipas Planifikimit Prindëror.
Shenjat e një shtatëzanie ektopike mund të përfshijnë dhimbjen e barkut, dhimbje të shpatullave, gjakderdhje vaginale dhe ndjenjën e trullosjes ose të zbehjes.
Në disa raste, tubi fallopian mund të këputet, duke shkaktuar komplikime kërcënuese për jetën dhe duke kërkuar operacione emergjente.
Gjithsesi, ajo këshillon të gjitha nënat që të bëjnë vizitë tek ofruesit e tyre shëndetësorë, për ta verifikuar se nuk është duke u zhvilluar një shtatzëni e tillë./Gazeta Shneta/