Shpesh prindërit shqetësohen se fëmija ecën zbathur, por në fakt kjo ka sjell përfitime për shëndetin dhe zhvillimin e të vegjëlve.
Përfitimet e ecjes zbathur:
Inteligjenca
Sipas mjekëve, fëmijët që ecin zbathur koordinojnë më mirë shikimin dhe kanë stimuj më të lartë të ndjeshmërisë. Kjo i bën ata më inteligjentë.
Njohja e botës përreth
Përmes këmbëve fëmija mund të perceptojë sipërfaqet e ndryshme dhe kjo është një mënyrë për të mësuar më shpejt objektet që e rrethojnë.
Rritje e vetëdijes
Ecja zbathur rrit vetëdijen dhe pereceptimin që kanë fëmijët dhe lidhjen e tyre me botën. Shqisat veprojnë më shumë.
Bilanci dhe stabiliteti
Të ecurit zbathur nxit ndjenjën e ekuilibrit dhe stabilitetit. Këmbët do të mësojnë të funskionojnë më mirë, pa pasur nevojë për ndërhyrje.
Zhvillimi i kockave
Një tjetër avantazh i ecjes zbathur është ushtrimi i kockave, nyjeve dhe muskujve. /Gazeta Shneta/