Prindërimi është nj eksperiencë e vështirë sidomos nëse jeni prindër për herë të parë.
Megjithatë, çdo fëmijë është i ndryshëm dhe eksperiencat që do të ndeshni gjatë rritjes së tij mund të ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve.
Gjithsesi, më poshtë do të lexoni disa nga veprimet apo aktivitet që do t’i bëni gjatë prindërimit me fëmijën e dytë.
Fotografitë
Me fëmijën e parë ju keni dëshirën për të fotografuar gjithçka, buzëqeshjen e parë, hapat e parë, kjo pasi çdo gjë që bebi juaj bën është emocionuese, dhe ju nuk mund të rrini pa i fotografuar këto ngjarje. Ndërsa me fëmijën e dytë, e gjithë kjo dëshirë për të fotografuar gjithçka mund të jetë disi më e rezervuar pasi, tashmë i keni përjetuar një herë këto emocione.
Higjiena
Me fëmijën e pare, me shumë mundësi keni luftuar pafundësisht me mikrobet e bakteret, duke sterilizuar gjithçka që bebi juaj do të prekte. Ndërsa me fëmijën e dytë gjërat janë më ndryshe pasi tani e dini më mirë se për çfarë duhet të shqetësoheni. Në fund të fundit pak pluhur nuk është një arsye e madhe që t’ju shqetësojë shumë sepse fëmija nuk do të sëmuret aq lehtë.
Lodrat
Me fëmijën e parë emocionet do t’ju bëjnë të blini thuajse çdo lodër që ju zënë sytë. Ndërsa me fëmijën e dytë gjërat janë ndryshe pasi tani e dini se nuk mund të gaboni duke shpërdoruar paratë tuaja me gjëra që janë realisht të panevojshme për të.
Gjidhënia
Me fëmijën e parë keni tendencën të frikësoheni nëse nuk keni mjaftueshëm qumësht apo nëse bebi ka pirë mjaftueshëm. Me fëmijën e dytë do të jeni më e qetë dhe do ta kontrolloni më me qetësi situatën.
Rrobat
Me siguri që nuk do keni nevojë për të blerë aq shumë rroba për fëmijën e dytë pasi tashmë keni rrobat e fëmijës së parë të cilat janë thuajse të “papërdorura”./pernenat.al/