Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është normale që bebeve t’i bijnë flokët?

Femina 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shqetësoheni se bebes tuaj po i bijnë flokët me të madhe?

Është krejtësisht normale që gjatë muajve të parë të jetës, fëmijës suaj t’i bien flokët, të cilët janë zhvilluar gjatë shtatzanisë dhe do të zëvendësohen me flokët e tjerë përgjatë vitit të parë të jetës.

Vetëm pasi të ketë bërë një vjeç, fëmijës do t’i rriten flokët “përfundimtarë” të cilët do të kenë ngjyrën karakteristike që do të zgjasë edhe më vonë dhe do të duken shumë ndryshe nga flokët që kishte kur sapo kishte lindur. Këto janë flokët që do të trashëgojnë karakteristikat gjenetike të prindërve. Humbja e flokëve tek foshnjat është e përkohshme dhe prandaj prindërit nuk duhet të shqetësohen. Zakonisht rënia e flokëve fillon në muajin e tretë të jetës.

Përdorimi i produkteve kundër rënies së flokëve do të jetë i padobishëm, madje nuk rekomandohet. Duhen shmangur plotësisht kremrat dhe shampot specifike kundër humbjes së flokëve.

Megjithatë, në këtë fazë, yndyra e kokës është shumë e bollshme, gjë që mund të irritojë lëkurën e bebes, prandaj duhet të ruani makismalisht higjienën e tij. Përpiquni të mbani pastër kokën e fëmijës, duke e larë çdo 2-3 ditë.

Rënien e flokëve mund ta vëreni edhe më vonë, kur fëmija juaj të jetë më i rritur sepse kjo fazë zgjat deri në 2-3 vjet.Flokët kalojnë në disa faza. Faza e parë është faza anagen, e cila zgjat 2-3 vjet dhe është faza e rritjes së flokëve ; faza catagen, e cila është periudha tjetër në të cilën rritja e flokëve ndalet për një periudhë që mund të ndryshojë nga 1 në 5 javë; dhe faza telogen, e cila korrespondon me fazën përfundimtare të ciklit të jetës së flokëve që i bie të zëvendësohet nga një fije floku i ri, me fillimin e një faze të rritjes.

Vetëm në raste shumë të rralla rënia e flokëve të fëmijës mund të jetë shenjë e një çrregullimi./pernenat

Artikulli paraprakMjekët amerikanë do të kontrollojnë fëmijët e Kosovës në 10 komuna
Artikulli i rradhës Dhuna e mjekëve ndaj njëri-tjetrit, si ndodhi përplasja ndërmjet Gashit dhe Sejdiut

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.