Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metoda që u mëson fëmijëve të përdorin uturakun përbrenda 3 ditëve

Këshilla për shtatzëna 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Toddler ripping up toilet paper in bathroom
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë rritjes së një fëmije një numër i madh i prindërve duhet të përballen me situata nga më të ndryshme si temperatura e lartë, dalja e dhëmbëve të rinj, heqja e pelenave dhe përdorimi i uturakut etj.

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh.

Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. Nqs ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe, kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë wc-në.  Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të mbrëmjes. Gjatë gjumit përdorni pampers që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pampers, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa 3.Dita më shumë ujë dhe lëngje.

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. Nqs nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri./Kidstime/

Artikulli paraprakMos i injoroni këto simptoma gjatë ciklit menstrual, tregojnë shumë për shëndetin tuaj
Artikulli i rradhës Ky është moti për ditën e martë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.