Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodh nëse pini shumë kafe gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 07/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupi juaj mund të tolerojë një sasi të arsyeshme të kafeinës çdo ditë.Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt jo të favorshëm në ju dhe beben, njofton GazetaShneta.

(Ja sa kafe mund të konsumoni në ditë)

Efektet e kafeinës në gratë shtatzëna:

  • Kafeina është një stimulant, dhe konsumimi i tepëërt mund të rrisë nivelin e shtypjes së gjakut dhe rrahjet e zemrsë, duke shkkatuar ankthe, pagjumësi dhe probleme me gjumin.
  • Është diuretik që rrit frekuencën tuaj të urinimit dhe largon ujin nga trupi, duke bërë që të hidratoheni.
  • Konsumimi i rregullt i kafeinës ju bën të varur nga ajo. Kur e ndaloni papritmas, ju do të përjetoni simptoma të tërheqjes, si norvozizmi, lodhje dhe dhimbje koke.

Efektet e kafeinës në fetus:

Kafeina mund të kalojë placentën dhe të ndikojë në zhvillimin e organeve në fetus, i cili nuk mund ta përballojë kafeinën. Gjithashtu, kafeina:

  • Stimulon beben, duke e mbajtur aktive për një kohë të gjatë
  • Stimulon rrahjet e zemrës te fetusi, që mund të ndikojë në çrregullim të gjumit dhe rrahje të çrregulla të zemrës.

Efektet e kafeinës në shtatzëni:

Kafeina gjithashtu mund të sjellë disa komplikime gjatë shtatzënisë, si:

1. Defekte në lindje: Megjithëse marrja e tepërt e kafeinës mund të krijojë rrahje të parregullt të zemrës, nuk ka prova shkencore që thonë se kjo mund të çojë në paaftësi ose deformim

2. Abort: Disa studime kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis kafeinës dhe abortit ose lindjes së hershme. Në një analizë të 26 studimeve, gjetjet treguan se kafeina do të rriste rrezikun e humbjes së bebes. Një studim tjetër arrin në përfundimin se mundësia e abortit është më e madhe kur gratë shtatzëna konsumojnë çdo ditë mbi 200mg kafeinë. Në një studim të ndryshëm, gjetjet tregojnë se kafeina mund të rrisë rrezikun e abortit kur kombinohet me pirjen e duhanit, alkoolin dhe drogën.

3. Lindje e parakohshme: Edhepse disa njerëz besojnë se kafeina mund të rrisë gjasat për lindje të parakohshme, studimet ende nuk kanë gjetur dëshmi për këtë.

4. Bebet lindin nën-peshë: Konsumi më i tepërt i kafeinës se ai i rekomanduar mund të çojë në kufizimin e rritjes së fetusit dhe lindjen e bebeve me peshë të ulët./GazetaShneta

Artikulli paraprakGjërat kryesore që fëmijët duhet t’i mësojnë para se t’i bëjnë 13 vjet (Foto)
Artikulli i rradhës Nëse keni bërë plan për ta kaluar vikendin në Shqipëri, së pari lexojeni këtë lajm

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.