Cilat janë ushqimet e ndaluara për fëmijën deri t’i mbush ai 3-vjeç? Ja çfarë këshillon specialisti i fushës Stefano Martelossi.
Ushqimet e ndaluara për fëmijët deri në moshën 3-vjeçare:
Frutat e detit
Ato, mund të kenë përmbajtje të pistë, sidomos nëse janë mbledhur nga zonat pranë porteve dhe shkarkueseve, dhe për pasojë mund të provokojnë intoksikim, si për shembull salmonella.
Mishi dhe peshku krudo (i pa gatuar)
Ky lloj ushqimi mund të përmbajë baktere dhe për pasojë mund të shkaktojë infeksione intestinale. Fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse nuk kanë ende një sistem mbrojtës të mirëfilltë.
Kafe, çaj dhe pije të tjera me përmbajtje kafeine
Këto pijë kanë efekt stimulues dhe për pasojë nuk do të jenë të shëndetshme për fëmijët e vegjël. Pirja e tyre mund të sjellë efekte negative në gjumin e tij si dhe humorin.
Pijet me sheqer
Pirja e tyre përveçse nuk ka asnjë dobi për organizmin e fëmijës, do të përbëjë një faktor për rritjen e rrezikut të obezitetit. Krahas kësaj këto pije mund ta mësojnë fëmijën me shijen e ëmbël dhe për pasojë ta bëjnë atë të “tërhiqet” prej tyre. Edhe pas moshës tre vjeçare konsumi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të moderuar./Pernenat.al/