Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 gjëra që duhet t’i bëni ndryshe me fëmijën e dytë

Këshilla për shtatzëna 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeni në pritje të fëmijës suaj të dytë? Patjetër që edhe ky fëmijë do të marrë po aq dashuri sa fëmija i parë, por ama shumë gjëra këtë herë do të ndryshojnë.

Do të ndryshojnë shumë gjëra me rrobat

Me fëmijën tim të parë kisha koleksione pafund rrobash. Kisha përgatitur me detaje veshjen për shëtitjen e parë, për vizitën e parë në konsultore, kisha kombinuar detajet e veshjes së saj, mbaja detergjentë specifikë për larjen e rrobave, nëse vajza pështynte, do ta ndërroja me shpejtësi. Ndërsa me fëmijën e dytë, këto gjëra ndryshuan. Nuk shqetësohesha më kaq shumë dhe rrobat i laja njësoj si edhe të pjesës tjetër të familjes.

Nuk do të keni fobi nga mikrobet

Kur bëhesh nënë për herë të parë, papritur kupton se je e rrethuar nga shumë mikrobe dhe ke fobi se ato do të infektojnë fëmijën e pambrojtur. Ju do të fshini dhe dezinfektoni gjithçka që do të jetë në kontakt me të voglin tuaj, do të detyroni këdo të lajë duart përpara se të prekë fëmijën, do t’i kërkoni çdokujt të mbajë kollën, teshtimën në prani të fëmijës. Në fakt me fëmijën e dytë, këto gjëra ndryshojnë, ju do të “përqafoni” mikrobet dhe nuk do të dezinfektoni më gjithçka.

Standardet e shtëpisë suaj do të ndryshojnë

Kur lind fëmijën e parë, presioni për të pasur gjithçka në rregull është shumë i madh. Ju do të stërmundoheni për t’ja dalë që të keni një shtëpi të pastër, pa rrëmujë, gjithçka të jetë e larë dhe në vendin e vetë. Me fëmijën e dytë, do të shfrytëzoni çdo shans për t’u qetësuar e për t’u shodhur jo për t’u marrë me shtëpinë.

Do të hiqni dorë nga dokumentimi i çdo gjëje 

Me siguri ju keni pafundësisht albume me çdo moment të fëmijës së parë. Foto dhe video kur ka ecur, kur ka qeshur, kur ka qarë etj. Me siguri kjo nuk do të ndodhë me fëmijën e dytë.

Nuk do të jeni më hiperprotektivë

Shqetësimi për fëmijën e parë ka lidhje me gjithçka, nëse ka ngrënë, nëse ka fjetur, nëse u vra, nëse i pëlqeu një lojë, a u lëndua shumë etj. Të gjitha këto ndjenja zbuten me fëmijën e dytë. Me të besimi është më i lartë dhe shumë gjëra tashmë nuk ju frikësojnë. /pernenat

Artikulli paraprakKate gabon këtë herë, njerëzit ankohen se Princi George luan me një armë lodër
Artikulli i rradhës Pse pickoheni nga mushkonjat më shumë se të tjerët? Ja arsyet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.