Mitra e anuar është një variacion normal anatomik, njësoj sikur llojllojshmëria e ngjyrës së syve, pigmentit të lëkurës apo ngjyrës së flokëve.
Mitra zakonisht është e drejtuar përpara kah fshikëza, por tek disa gra shkon në drejtim prapa, që në terminologjinë mjekësore njihet si “mitra e anuar”, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo gjendje shktkaohet nga endometrioza apo sëmundja inflamatore e pelvikut.
Megjithatë, shtatzënia vështirësohet nga këto gjendje shëndetësore e jo pozicioni i mitrës. Këto sëmundje mund të prodhojnë shtresa, të cilat e bëjnë më të vështirë që veza të kalojë nëpërmjet tubit fallopian.
Nëse keni dhimbje gjatë aktit seksual apo cikle mensturale me dhimbje, gjinekologu juaj mund ta bëjë një ekzaminim për të përcaktuar nëse sëmundjet e lartcekura janë duke e shkaktuar dhimbjen.
Pozita e mitrës suaj nuk shkakton dhimbje dhe nuk ka nevojë të trajtohet mitra e anuar./Gazeta Shneta/