Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të humbni peshë nëpërmjet gji dhënies, pa dëmtuar foshnjën

Këshilla për shtatzëna 25/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gji dhënia jo vetëm që sjell benefite tek foshnja, por ajo mund të jetë fitimprurëse edhe për nënat, në qoftë se shfrytëzohen strategjitë e duhura.

Këshilla themelore është që të siguroheni që të keni një procedure të rregullt ushqimi me gji, përpara se të ndërmerret ndonjë program për humbje të peshës.

Se pari, nënat duhet që të rikuperohen në tërësi dhe pas konsultimeve të rregullta me mjekun të vendoset nëse ka ardhur koha e përshtatshme për fillimin e ndonjë programi për humbje të peshës.

Studimet tregojnë që ushtrimet si të vetme nuk janë efektive për humbje të peshës pas lindjes për shumicën e femrave; është shumë lehtë që të kompensohen kaloritë e shpenzuara duke ngrënë më shumë.

Mënyrë shumë më e mirë është reduktimi i marrjes së kalorive, së bashku me ushtrime, të cilat ndihmojnë në humbje më të madhe të masës yndyrore dhe mbajtje ose shtim të masës muskulore. Ushtrimet poashtu përmirësojnë fitnesin kardiorespirator dhe shëndetin metabolik dhe janë poashtu të mira për shëndetin mendor.

Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime aerobe me intensitet të moderuar (si ecja e shpejtë ose çiklizmi me intensitet të ulët) në javë për femrat të cilat ju kanë dhënë jetë bebeve të tyre.

Për t’u siguruar që foshnja është duke marrë sasinë e duhur të qumështit mund të kontrollohet pesha e saj ose pelenat.

Për të gjitha femrat të cilat dëshirojnë të humbin peshë, rekomandohet që të zvogëlohet marrja e kalorive për 500 kalori në ditë, duke marrë një total prej 1800 kalori në ditë (varësisht edhe nga pesha dhe ndërtimi trupor i nënës).

Nuk rekomandohet që nënat gjatë gjidhënies të ulin ndjeshëm marrjen e karbohidrateve. Ato nevojiten për të krijuar laktozë, sheqer në qumësht. Përndryshe, secili plan tjetër mund të funksionojë kështu që fokusohuni në ushqime të cilat ju pëlqejnë dhe ndiheni të kënaqura.

Në fund, kujdes maksimal duhet t’iu shtohet përdorimit të produkteve për humbje të peshës pasi që shumica e tyre mund të jenë të kontaminuara me përbërës të dëmshëm. Disa përbërës barishtor madje mund të pengojnë edhe prodhimin e qumështit dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin e foshnjës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakVideoja që tregon se Rene do të bëhet këngëtare
Artikulli i rradhës Nënat po paralajmërohen këtë verë që t’i ruajnë djemtë e tyre nga ky gabim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.