Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla që duhet ndjekur nga gratë, përpara se të futen në terapi rrezatuese të gjirit

Këshilla për shtatzëna 30/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë terapisë rrezatuese të gjirit mund të paraqiten simptoma në lëkurë në formë të skuqjes, tharjes ose të kruarave, të cilat janë indikator në reagimin e lëkurës në rrezatim.

Në rast të paraqitjes së këtyre simptomave, duhet patjetër të paraqiteni te mjeku i juaj i cili kontrollon mjekimin tuaj.

Në momentin e parë të paraqitjes së skuqjes ose të kruarave të lëkurës mund të përdorni kompresa të ftohta me ujë ose tretësirë antiseptike dy-tri herë brenda ditës nga 20 minuta, mirëpo sa më shpejt paraqituni te mjeku.

Në lëkurë mos vendosni kremra, losione ose pudër përpara se të konsultoheni me mjekun.

Gjatë terapisë rrezatuese, së paku një herë në javë, duhet të lajmëroheni te mjeku juaj për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore, përparimin e terapisë dhe për konsultime, transmeton Telegrafi.

Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit

Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, lëkura të lahet për një kohë të shkurtë me ujë të vakët. Duhet të shfrytëzohen banjat neutrale, ndërsa regjioni i lëkurës, i cili rrezatohet, nuk duhet të preket me sfungjer apo ndonjë mjet tjetër gjatë larjes, por vetëm me dorë dhe me gishta. Lëkura duhet të thahet vetvetiu.

Gjatë periudhës së terapisë dhe një muaj pas saj nuk preferohet të rruhen sqetullat në anën në të cilën bëhet ose është bërë rrezatimi dhe të mos përdoren deodorante.

Rrobat duhet të jenë më të gjëra, pasi që fanellat e ngushta mund ta irritojnë lëkurën, ndërsa më së miri është të përdoren veshjet e pambukut me qëllim që lëkura të ajroset më tepër.

Lëkura nuk duhet të rrezitet në diell gjatë kohës së radioterapisë dhe një vit pas përfundimit të saj.

Është me rëndësi që gjatë kësaj terapie të konsumohen gjithnjë e më shumë lëngje dhe të shfrytëzohet ushqimi i balancuar, dhe të mos mbahet ndonjë dietë rigoroze apo të kihet uri.

Meqenëse gjatë terapisë me rrezatim, pacientët ankohen në lodhje dhe plogështi, rekomandohet që gjatë kësaj kohë të mos bëhet ndonjë punë ngarkuar dhe të ketë sa më shumë pushim. /Telegrafi/

Artikulli paraprakVideoja tregon nënën e guximshme që lindi duke u bërë operacion në zemër
Artikulli i rradhës Pavarësisht se është nënë, Tunës nuk i vjen marre të bëjë këso veprimesh

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.