Një studim i ri ka zbuluar edhe njëherë përse është i rëndësishëm acidi folik gjatë shtatzënisë, ndërsa ka bërë të ditur se ky komponent kimik është më se i theksuar në produkte ushqimore siç është buka.
Një studim i ri nga SHBA-ja shikoi nëse rritja e ekspozimit të fetusit ndaj acidit folik ka pasur ndonjë efekt në zhvillimin e trurit postnatal, dhe në fakt gjetën se acidi folik mund të pakësojë rrezikun e psikozës tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Acidi folik është një vitaminë B që parandalon defektet serioze të lindjes së trurit (anencefalia) dhe kurrizit (spina bifida).
Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme edhe në mëlçi, perime të gjelbra, pemë, spinaq, brokolli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë etj./Gazeta Shneta/