Kontakti lëkurë me lëkurë, që vendoset foshnja mbi gjirin e nënës sapo të ketë lindur, bazohet në idenë se foshnja e zhveshur pas një lindje normale apo cezariane ka përfitime.
Fëmija është më i lumtur, temperatura e foshnjës është më e qëndrueshme dhe më normale, zemra e foshnjës dhe normat e frymëmarrjes janë më të qëndrueshme dhe më normale, dhe sheqeri i gjakut i foshnjës është më i lartë.
Jo vetëm që lëkura në kontakt me lëkurën menjëherë pas lindjes lejon që foshnja të ketë nga të njëjtat baktere si nëna. Kjo, plus ushqyerja me gji, mendohet të jetë e rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve alergjike, transmeton Gazeta Shneta.
Mbi 40 vjet hulumtim ka vërtetuar se në muajt e hershme të jetës, kontakti i lëkurës, i quajtur edhe si ‘’Përkujdesje e Kangurit’’, krijon përfitime të jashtëzakonshme për ju dhe fëmijën tuaj.
Përfitimet për beben:Përshpejton zhvillimin e trurit; Qetëson, zbut, zvogëlon qarjen / stresin; Rregullon temperaturën e trupit; Përmirëson cilësinë e gjumit; Përmirëson sistemin imunitar; Stimulon tretjen dhe fitimin e peshës; Sinkronizon shkallën e zemrës dhe frymëmarrjen
Përfitimet për nënën: Redukton rrezikun e Depresionit Postpartum; Rrit prodhimin e qumështit; Shpejtësia e Rimëkëmbjes./Gazeta Shneta/