Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshillat e mjekes së Gjinekologjisë për gratë shtatzëna që shkojnë në pushime

Këshilla për shtatzëna 12/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sado qe vera sjellë kënaqësi, tek disa raste temperaturat e larta të kësaj stine krijojnë shqetësime. Gratë shtatzëna janë ato tek të cilat nga nxehtësia sezonale mund të vijë deri te dilatimi i enëve të gjakut, ulja e tensionit të gjakut, molisje, lodhje etj

Ariana Ismaili

Rreth kësaj çështje Dr. Sahadete Shala, specialiste në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është shprehur se konsumimi i ujit dhe ushqimit të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe është e domosdoshme.

“Në shtatzëni, sistemi kardio-respirator pëson ndryshime fiziologjike dhe në kushte të vapës mund të rëndohet edhe më shumë”, ka deklaruar ajo. Pasi që verës njerëzit zgjedhin t’i kalojnë pushimet në bregdet, kjo sipas gjinekologes është një periudhë kur shtatzënat duhet të kenë më së shumti kujdes, shkruan Gazeta Shneta.

“Shmangni qëndrimin në rreze të diellit kur moti nuk është i freskët, përdorni kapela dhe ombrellë, poashtu vishni rroba të lirshme nga pëlhura me ngjyra të hapura, nuk rekomandohen veshje pambuku dhe sintetika”, ka shtuar gjinekologia.

Për sa i përket rrugës për tek pushimet varësisht nga mjeti i udhëtimit mund të jetë i mundimshëm për gratë shtatzëna. “Udhëtimet e gjata me makinë, apo transport publik janë jashtëzakonisht të lodhshme për shtatzënat prandaj duhet patur kujdes që të merrni pushim, energji dhe lëngje të mjaftueshme”, ka thënë ajo.

E pyetur rreth ushqyerjes gjatë kësaj stine mjekja ka sqaruar se ajo duhet të jetë sa më e shëndetshme dhe me vitamina. “Rekomandoj të konsumoni sa më shumë ujë, fruta dhe supa me perime ndërsa duhet shmangur mishin e pjekur në skarë, perimet e skuqura, yndyrat”, ka thënë mjekja.

Si përfundim është e preferuar që gratë të kryejnë edhe ushtrime për çlodhje të trupit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatëvjeçarja nga Kosova vdes në Turqi, prindërit dyshojnë në mjekët turq
Artikulli i rradhës Majlinda zbulon të vërtetën, Majk nuk përkujdeset për të birin

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.