Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bebet që shfaqin këto shenja që gjashtë muajshe në moshën 2 vjeçare, kanë autizëm

Këshilla për shtatzëna 23/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në nivel botëror, një në 88 fëmijë vuan nga ndonjë formë e spektrit të autizmit, me një përhapje më të gjerë tek gjinia mashkullore.

Për dallim nga sindroma Down, autizmi nuk shfaqet në ekot gjinekologjike, kjo sepse nuk është një sindromë, por një çrregullim neurobiologjik, shenjat e të cilit manifestohen vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës.

Deri më tani është besuar se simptomat e para shfaqen rreth moshës 2-3 vjeçare, por sipas një studimi të kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Mungesa e kontaktit të drejtëpërdrejtë me sy, mungesa e emocioneve si të qeshurit (gjë të cilën çdo fëmijët duhet ta bëjë në muajin e tretë të jetës), mungesa e aftësisë për të belbëzuar apo për të ndjekur shikimin tuaj janë të gjitha shenja të hershme që fëmija nuk ka një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm mendor.

Testi i hulumtuesve amerikanë konsistonte në ruajtjen e reagimeve të bebeve gjashtë muajshe përmes filmimeve dhe krahasimin e tyre pas dy vitesh. Bebet qe nuk reagonin, nuk qeshnin ndaj veprimeve të njerëzve përreth u diagnostikuan me autizëm në vitin e dytë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai. Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore./Living/

Artikulli paraprakKjo është foshnja me flokët më të mëdha në botë, po magjeps të gjithë
Artikulli i rradhës Trajtimi i ri që do ofrojë shpresë për foshnjat e lindura para kohës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.