Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është mirë të konsumohet shalqiri gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 24/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dikur mendohej se shalqiri ka vetëm ujë dhe materiet tjera ushqyese i ka të kufizuara.

Në fakt është e vërtetë se shalqiri përbëhet nga rreth 92% ujë, por poashtu është një nga frutat më të shëndetshme, ka materie ushqyese, të freskon dhe të jep energji.

Shalqiri është burim i mirë i vitaminës A, vitaminës C, vitaminës B6, magnezit dhe kaliumit. Ka mjaft fibra dhe i lehtëson shumë nga problemet të cilat i kanë gratë në fillim të shtatzënisë.

Shalqiri e lehtëson urthin. Në fillim të shtatzënisë gratë kanë probleme me stomakun. Shalqiri ka efekt relaksues në stomak duke larguar problemet e thartirës dhe urthit.

Shtatzënat shumë shpesh kanë ënjtje të këmbëve dhe duarve. Shalqiri përmban shumë ujë dhe ka veti diuretike (prandaj pasi që hani shalqi keni nevojë të urinoni më shpesh dhe urinoni më shumë). Sasia e shtuar e ujit përmirëson qarkullimin në vena dhe në muskuj duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e ënjtjes.

Është mirë nëse një shtatzënë pinë një gotë lëng shalqiri ose han pak shalqi në mëngjes. Nëse shalqiri hahet në mëngjes i jep organizmit freski, relaksim dhe për shkak të vetive ushqyese dhe energjetike që ka, e ul nauzenë e mëngjesit (pra ndjenjën e të vjellurit).

Shalqiri përbëhet nga më shumë se 90% nga uji dhe nëse hahet shalqi parandalohet dehidrimi. Siç dihet një nga këshillat më të shpeshta që iu jepet shtatzënave është që të pinë mjaft ujë në mënyrë që të parandalohet dehidrimi i cili shkakton tkurrje të parakohshme të mitrës që mund të përfundojë më lindje të parakohshme.
Gjatë shtatzënisë organizmi i gruas pëson një varg ndryshimesh. Për shkak të peshës së shtuar dhe për shkak të veprimit hormonal shtatzënat kanë ngërçe të muskujve dhe dhimbje të eshtrave. Nëse hani mjaftueshëm shalqi i lehtësoni këto probleme dhe e parandaloni shfaqjen e ngërçeve muskulore.

Shpeshherë shtatzënat kanë pigmentim të lëkurës. Pra, krahas ndryshimeve normale kozmetike të lëkurës, tek ato shfaqen edhe “njolla” të shumta në lëkurën e fytyrës, duarve, barkut dhe këmbëve. Ky është problem irritues për një grua shtatzënë dhe ndikon dukshëm në disponimin e saj.

Shalqiri i shpejton lëvizjet e zorrëve dhe e lehtëson tretjen e ushqimit. Rrjedhimisht lëkura do të ketë një pamje shumë më të mirë. Poashtu, ka shumë rëndësi që lëkura të mbrohet nga rrezet e diellit dhe që të mbahet pastër.

Por, keni kujdes! Nëse hani shalqi në sasi të tepruar mund ta çrregulloni nivelin e sheqerit në trupin tuaj. Prandaj, gjatë shtatzënisë mos e teproni me asgjë dhe as me shalqi!

Shalqiri duhet të hahet i freskët! Mos e hani nëse ka qëndruar për disa orë jashtë frigoriferit dhe nëse ka pasur mundësi që të prishet.

Nëse hani shalqirin i cili është prerë shumë orë më parë, mund të keni probleme me stomak e me zorrë duke shkaktuar vjellje dhe barkqitje./Telegrafi

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Artikulli paraprakShëndeti i prishtinasëve i rrezikuar nga uji në gypat e azbestit
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: 47 foshnje kanë lindur në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.