Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jeni gati për të përballuar një fazë me ndryshime të rëndësishme

Horoskopi 28/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Në këtë moment nuk keni kohë për të humbur me zënka apo debate aspak produktive për punën tuaj. Po afron një datë skadence e rëndësishme dhe ju duhet të jeni mjaftueshëm të përqendruar, në mënyrë që të përfundoni çdo çështje brenda kohës së caktuar.

Demi-Në vendin e punës duhet të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se do jeni të detyruar që të bashkëpunoni me persona vërtetë kokëfortë, të cilët tentojnë që t’iu shkelin me këmbë. Duhet të jeni sa më luftarak dhe të vlerësoni pozitën tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme për këtë të shtunë.

Binjakët-Ky është një moment ideal për ta çuar lidhjen tuaj me partnerin/en në një tjetër nivel. Mund të planifikoni aktivitete, udhëtime ose transferime. Në vendin e punës nuk duhet të jeni të hutuar.

Gaforrja-Kjo është një periudhë e cila do ju shohë shumë të motivuar në realizimin e një projekti të ri, tek i cili keni shpenzuar shumë kohë dhe energji. Pozitiviteti juaj do të jetë ngjitës, duke iu relaksuar dhe duke shtuar produktivitetin në vendin e punës. Në dashuri duhet të jeni më të lirshëm.

Luani-Kur bëhet fjalë për dashurinë, familjen ose miqësinë, prireni të jeni shumë të dhënë me të tjerët, sidomos nëse dikush që e keni përzemër, po kalon një periudhë të vështirë. Këshillimi dhe mbështetja e një personi të dashur, ju bën të ndiheni mjaft mirë. Një histori e re, do ju bëjë që të jeni më shumë romantik dhe pasionant.

Virgjëresha-Jeni gati për të përballuar një fazë me ndryshime të rëndësishme, sa i takon karrierës tuaj profesionale. Parashikohen takime dhe projekte të reja, të cilat do t’iu vendosin përballë disa zgjedhjeve. Në dashuri, mos u tregoni tekanjoz.

Peshorja-Do të merrni pjesë në një bashkëpunim të ri, i cili do ju tensionojë. Këshillohet të mos jeni shumë nervoz dhe ti besoni intuitës tuaj. Idetë dhe strategjitë fituese ju lejojnë që të kaloni çdo pengesë. Me partnerin/en, duhet të jeni më të kuptueshëm.

Akrepi-Lodhja e kësaj periudhe ju bën konfuz dhe të hutuar, por ka ardhur momenti që të çoni deri në fund disa detyra shumë të rëndësishme. Përfitoni nga kjo fundjavë, për të rindezur dashurinë.

Shigjetari-Do të keni grintën dhe dinakërinë që ju duhet për të shprehur hapur ndjenjat tuaja me personin që dashuroni. Edhe në vendin e punës duhet të jeni shumë më kurajoz, për të marrë një rol me më shumë përgjegjësi.

Bricjapi-Ky është një moment shumë i mirë për të zbuluar tek vetja juaj prioritetet që keni. Në dashuri shpesh prireni që të jeni shumë kokëfortë, duke nxitur kësisoj zënka të kota.

Ujori-Ndonëse dashuria do ju bëjë që të jetoni emocione shumë të forta, në vendin e punës duhet të jeni më produktiv, sidomos përballë të papriturave. Do të jeni shumë fleksibël dhe këtë gjë duhet ta shfrytëzoni më së miri në avantazhin tuaj.

Peshqit-Gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të tregoni më shumë kujdes për lidhjet ndërpersonale. Në dashuri duhet të jeni më të pranishëm, duke mos lënë pas dore nevojat e partnerit/es tuaj. Në vendin e punës do të jeni shumë të përkushtuar dhe të frytshëm.

Artikulli paraprakFoshnja juaj fle shumë? Ja kur duhet të shqetësoheni
Artikulli i rradhës Mot me shi, priten rritje të temperaturave

Ju sugjerojmë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.