Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ndikon biberoni në prishjen e dhëmbëve të fëmijëve, ja ç’thonë pediatrit

Këshilla për shtatzëna 29/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialistët folën rreth kësaj çështjeje, e cila ka turbulluar mendjet e nënave, duke pohuar se nuk është biberoni nuk prish dhëmbët, por janë lëngjet ose ushqimi që vendosen brenda shishes ato që mund të shkaktojnë probleme.

“Mayo Clinic” thekson se gjendja e quajtur ndryshe si “Prishje nga biberoni” shkaktohet nga ushqimi, lëngu i frutave, qumështi apo lëngje tjera me sheqer të cilat i jepen fëmijës para se të vihet në gjumë.

Kur mbetjet e këtyre lëngjeve mbesin për një kohë të gjatë në dhëmbët e fëmijës shtohet aciditeti i gojës duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve. Në momentin kur fëmija merr këto lëngje sulmohet nga acidi i prodhuar nga bakteret. Pas shumë sulmeve dhëmbët prishen. Nëse prishja nga biberoni nuk kurohet kjo mund të bëhet shkak i infeksioneve të rënda të dhëmbëve, dhimbjeve të forta dhe humbjes së dhëmbëve, transmeton Gazeta Shneta.

Por ju mund të parandaloni prishjen e dhëmbëve duke marrë disa masa të thjeshta:

Pastrojani dhëmbët e fëmijës me ujë ose një furçë të butë pas çdo vakti. Ndërsa vendet ku nuk i kanë dale akoma dhëmbët mund t’ia pastroni me një garzë.

Mos ia jepni shishen me biberon të mbushur me ushqim, qumësht, lëng frutash apo lëngje tjera edhe gjatë natës.

Në mes vakteve ose gjatë natës mund të përdorni një biberon të pastër. Para se t’ia jepni biberonin konsultohuni me doktorin ose dentistin tuaj.

Lëreni fëmijën të konsumojë lëngjet me sheqer gjatë ushqimit dhe mos lejoni që fëmija të mësohet me konsumimin e tyre në mes vakteve. Krahas kësaj mbajeni larg karameleve, gurabijeve, patatinave e të tjera të ngjashme. Në vend të tyre jepini fruta të freskëta ose zarzavate.

Jepini fëmijës ujë nga çezma. Pirja e një gote ujë pas ushqimit apo pas konsumimit të ëmbëlsirave apo patatinave do të shpërlajë menjëherë dhëmbët. Krahas kësaj në ujin e çezmës gjendet dhe fluar, i cili mbron dhëmbët nga prishja. Nëse nuk jeni të sigurt për sa i përket nevojës për fluar apo sasisë që ka marrë mund të pyesni doktorin ose dentistin e fëmijës.

Shkoni rregullisht tek dentisti. Pasi fëmija të ketë mbushur 1 vjeç mund t’ia pastroni dhëmbët rregullisht dhe t’ia kontrolloni. Frekuentimi i rregullt i dentistit do të parandalojë problemet ose do t’ju ndihmojë t’i diagnostikoni më herët./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa përse nuk duhet ta bëni synet menjëherë djalin e porsalindur
Artikulli i rradhës Këto janë ushqimet që parandalojnë vjelljen gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.