Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyrtare: Koeficientët për punëtorët shëndetësorë në Projektligjin e votuar sot

Këshilla për shtatzëna 29/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Projektligji për Pagat është votuar sot nga Komisioni për Administratë Publike në Kuvendin e Kosovës. Ky projektligj pritet të votohet nga deputetët në seancën e së enjtes në lexim të dytë.

Gazeta Shneta ju sjell versionin përfundimtar të koeficientëve për punëtorët shëndetësorë të votuar me këtë projektligj. Sipas këtij versioni rrogën më të lartë do ta kenë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe drejtori i SHSKUK-së me koeficient 6.75 që në vlerë monetare i bie pak më shumë se 1600 euro.

Pas tyre vijnë drejtorët e klinikave në nivelin tretësor me koeficient 5.3 ose rrogë 1266 euro, drejtorët e spitaleve të përgjithshme në nivelin dytësor me 5.2, rrogë 1242 euro dhe drejtorët në nivelin parësor me koeficient 5.1 ose pagë 1218 euro, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët specialistë, ku janë përfshirë edhe specialistët e mjekësisë familjarë janë vlerësuar me koeficient 5.0 që në rrogë i bie 1195 euro. Mjekët në specializim do ta kenë koeficientin 3.65 (872 euro) dhe mjekët e përgjithshëm, psikologët klinikë dhe farmacistët janë vendosur në të njëjtën kategori me koeficient 3.5 do të marrin rrogë 836 euro.

Pas tyre vijnë fizioterapeutët me koeficient 3.2 që në vlerë monetare i bie  rreth 750 euro. Kategoria Kryeinfermierë do të kenë koeficientin 2.6 me rrogë 621 euro, ndërsa infermierët, mamitë, teknikët mjekësorë dhe teknikët farmacistë, janë ndarë në vetëm dy kategori, të nivelit tretësor dhe dytësor, dhe nivelin parësor.

Në nivelin tretësor dhe dytësor, këto katër kategori do të kenë koeficientin 2.25 i cili në rrogë i bie 537 euro, kurse infermierët dhe punëtorët tjerë do ta kenë koeficientin 2.2 ose 12 euro më pak sesa në nivelin tretësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi duhet të kujdeseni për dhëmbët e vogël të bebes
Artikulli i rradhës Rrahmani: Projektligji nuk siguron paga dinjitoze për infermierët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.