Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ju ndihmon të riktheni dëshirën për marrëdhënie

Femina 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Humbja e dëshirës, mungesa e orgazmës ose dhimbja gjatë seksit në femra – quhet mosfunksionim seksual.

Mosfunksionimi seksual në gratë mund të ndodhë herë pas here ose në mënyrë periodike, dhe në disa raste të përhershme. Ky problem mund të ndodhë në situata të caktuara, por edhe në çdo marrëdhënie seksuale.

Nëse një femër dhe partneri i saj nuk mund të “kenë forca” për të zgjidhur këtë problem, ata duhet të kontaktojnë me mjekun dhe ekspertët rekomandojnë disa nga trajtimet mjekësore ose alternative.

Trajtime mjekësore

Trajtimet efektive shpesh kërkojnë ndarjen e shëndetit nga ndryshimet hormonale. Prandaj, ka disa ilaçe që mjekët i përshkruajnë.

– Flibaserin – iu përshkruhet femrave me preferencë të ulët seksuale në para-menopauzë me këshillën që të mos konsumojnë alkoolin për shkak të efekteve anësore. Nëse nuk ka përmirësim në periudhën tetë javore, trajtimi duhet të ndërpritet.

– Terapia e estrogjenit përfshin një unazë vagjinale, krem ose pilula. Ajo përmirëson mosfunksionimin e tonit vaginal dhe elasticitetit, rrit rrjedhjen e gjakut në organ dhe siguron lubrifikim më të mirë.

– Androgjen – Terapia e rritjes së testosteronit. Pavarësisht nga fakti se femrat kanë shumë më pak testosterone se sa meshkujt, është e rëndësishme në funksionin seksual. Kjo terapi hormonale kërkon vëmendje të mundshme mjekësore për shkak të problemeve mjekësore.

Këshilla për të gjitha gratë me probleme të mosfunksionimit seksual:

-Shmangni alkoolin -Lëreni cigare -Jini aktiv fizikisht -Gjeni kohë për t’u çlodhur dhe relaksuar

Përveç të gjitha këtyre, ekzistojnë edhe terapitë premtuese për përmirësimin e kënaqësisë seksuale, të cilat përfshijnë:

– Ndërgjegjësimi – një lloj meditimi, qoftë i vetëm ose i grupit, që e bën një grua të rrisë ndërgjegjen, pranon realitetin, respekton mendimet dhe emocionet e saj pa gjykim.

– Akupunktura – aplikimi i saj në pika të caktuara në trup mund të kenë efekte pozitive te mosfunksionimi seksual te femrat.

– Joga – një seri pozicionesh dhe ushtrime të kontrolluara të frymëmarrjes ndihmojnë në fleksibilitetin e trupit dhe mundësojnë një mendje të qetë. Disa ushtrime mund të kanalizojnë energji seksuale dhe të përmirësojnë funksionin.

Në çdo fazë të jetës mund të ketë një ndryshim në dëshirat seksuale, eksitim dhe kënaqësi. Përshtatja dhe pranimi i këtyre ndryshimeve nënkupton eksplorimin e aspekteve të reja për funksionim më të mirë seksual./alsatm

Artikulli paraprakKëshilla se si ta mbani fytyrën të shëndetshme
Artikulli i rradhës Pse foshnja shkelmon barkun e nënës

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.