Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse i keni gjinjtë më të ndjeshëm gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 07/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Meqë jeni shtatzënë, ndoshta keni vërejtur që gjinjtë tuaj janë më të ndjeshëm në prekje. Ndoshta do të ndjeni dhembje në gjinjë gjatë ushtrimeve në palestër, gjatë ngritjes së shkallëve, apo ndoshta derisa fleni. Edhe nëse kjo ndjeshmëri ju bën nevrike, dhe ndonjëherë përcjellet me dhembje, është pjesë normale e shtatzënisë.

Gjinjtë e ndjeshëm gjatë shtatzënisë janë paraqitje e shpeshtë. Në të vërtetë, është një nga simptomet e shtatzënisë. Ky simptom bazohet në dhembje, fryrje dhe ndjeshmëri gjatë shtatzënisë.

Zakonisht, shtatzëna ndjen këtë ndryshim në gjinjë në periudhën, nga java 4-6, dhe zgjatë gjatë tremujorit të parë. Tek shumica e grave, ky simptom zhduket gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, edhe përsëri mund të ndjeni dhembje në gjinjë kohë pas kohe gjatë shtatzënisë.

Shkaktarët e ndjeshmërisë së gjinjëve gjatë shtatzënisë

Ndjeshmëria e gjinjëve gjatë shtatzënisë, ndodh si pasojë e ndryshimeve përmes të cilave kalon organizmi. Gjinjtë tuaj duhet të pregatiten për gjidhënjen e foshnjes, dhe për këtë iu duhet të rriten dhe të zhvillohen, dhe për këtë zakonisht lajmërohet dhembja dhe fryrja.

Ndjeshmëria e gjinjëve shkaktohet me rritjen e nivelit të hormoneve gjatë shtatzënisë. Në mënyrë që të pregatitet për foshnje, organizmi përmirëson sekretimin e hormonit të estrogjenit dhe progjesteronit. Rritja e këtyre hormoneve përshpejton qarkullimin e gjakut në gjinjë, për këtë ato edhe bëhen të ndjeshme në prekje.

Indet në gjinjë poashtu fillojnë të ndryshojnë. Kanalet e qumështit dhe gjëndrrat qumështore fillojnë të zhvillohen dhe shkaktojnë rritjen dhe ndryshimin e formës së gjinjëve. Shumë shtresa yndyrore poashtu zhvillohen nën gjinjë, dhe shkaktojnë rritjen e gjinjëve për nga madhësia. Të gjithë këta faktorë, ndikojnë në ndjeshmëri, dhembje dhe fryrje të gjinjëve gjatë shtatzënisë.

Simptomet e gjinjëve të ndjeshëm gjatë shtatzënisë

Mvarësisht nga mosha juaj dhe nga numri i fëmijëve që keni lindur, simptomet dallojnë nga shpeshtësia dhe fortësia. Nënat e reja që lindin për herë të parë, zakonisht ndjejnë siklet në gjinjë.

Ja disa simptome të cilat do ti ndjeni:

– Gjinjë dy herë më të mëdha në madhësi

– Vena të dukshme që kryqëzohen në gjinjë

– Maja të gjinjëve shumë të ndjeshme

– Ndjenja e pulsimit dhe ndezjes së gjinjëve

– Ndjenja e djegësimës dhe kruarjes në majat e gjinjëve

– Ndjenja e djegësimës dhe pulsimit në gjinjë gjatë marrëdhënieve seksuale

Kujdesi ndaj gjinjëve të ndjeshëm

Gjinjtë e ndjeshëm mund të ju mposhtin koxha shumë, kështu që, këtu janë disa këshilla për ju, që mund të jenë ndihmë e madhe për gjinjtë tuaj të duken të bukur dhe të ndjeheni më rehat.

– Bartni brushalter i cili ju përshtatet në mënyrë të përkryer

– Bleni brushalter nga pambuku, në mënyrë që lëkura të merr frymë më lehtë.

– Shmangni bartjen e brushalterave me klavikula – sepse mund të grithin gjinjtë dhe të kufizojnë qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trupit.

– Kur ushtroni, mbani brushalter i cili ju përshtatet dhe nuk ju ngushton.

– Nëse ju dhembin gjinjtë gjatë natës, gjithsesi bartni brushalter nga pambuku.

– Blini bruhalter për disa numra më të madh, në mënyrë që të ndjeheni më mirë.

– Kënaquni në banjë të nxehtë, që të zbutni fryerjen e gjinjëve.

– Nëse gjinjtë tuaj janë të nxehtë dhe pulsiv, vendosni ndonjë pecetë të ftohtë dhe të lagur mbi gjinjë.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për tamponët
Artikulli i rradhës Nëse do mbeteni shtatzënë me binjak, do të keni këto probleme

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.