Paragjykimet në baza gjinore kur bëhet fjalë tek profesioni i mjekëve janë ende aktuale, megjithëse sot më shumë ka gjasa që doktori të jetë grua sesa burrë.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Linkedln, vetëm pesë përqind e britanikëve mendojnë se një doktor është grua. Madje të anketuarit mbi moshën 55-vjeçare, vetëm 2 për qind e tyre e kanë paramenduar se mjeku do të jetë grua, shkruan Gazeta Shneta.
Tre titujt e lidhur më së shumti në mendjen e njerëve me gjininë femërore janë recepsionistë, mësuese dhe infermeire. Mbi 60 për qind e britanikëve të anketuar kanë supozuar se një infermierë i takon gjinisë femërore.
Dr. Natasha Larmie, mjeke e përgjithshme në Britaninë e Madhe, thotë se këto rezultate nuk janë të habitshme, ndonëse gati gjysma e mjekëve në Britani janë gra.
Këto paragjykime nisin që në fëmijëri pasi një studim ka zbuluar se 7 nga 10 nxënës të shkollave fillore në Britaninë e Madhe i kanë identifikuar kirurgët si burra dhe infermierët si gra. /Gazeta Shneta/