Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në mëngjes, drekë apo darkë, cila është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 19/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga ndjekja e ovulacionit deri tek marrja e suplementeve të duhura, të ngelurit shtatzënë mund të jetë një proces i ndërlikuar. Por, a  ka rëndësi koha se kur duhet të provoni për këtë proces?

Ne e dimë se ka një kohë kur shanset e fertilitetit tuaj janë më të larta deri në periodën tjetër dhe ajo është koha e ovulacionit që zgjat tre deri në pesë ditë.

Por cila është koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë?

Një studim zbuloi se marrëdhëniet intime në mëngjes, pikërisht para orës 7.30 të paradites do të rrisnin shanset për t’u mbetur shtatzënë. Cilësia e spermës në këtë orar është shumë më e lartë se gjatë pjesës tjetër të ditës. Kjo u vërtetua sidomos në muajt mars, prill dhe në maj.

Megjithatë, një ekip në Universitetin e Modenës zbuloi se cilësia dhe sasia më e madhe e spermës së meshkujve janë në nivelin më të lartë gjatë orëve të pasdites. Nëse do të konsideronit gjithashtu se shumica e grave ovulojnë rreth orëve të darkës, atëherë do të ishte ky orari më i mirë për të ngelur shtatzënë.

Me nivelet e testosteronit tek meshkujt që rriten në mënyrë të konsiderueshme mes orës 06:00 deri në orën 9:00 dhe epshit që arrin kulmin e tij ndërmjet orës 10:00 deri në orën 1:00, keni disa mundësi të mira që të provoni të mbeteni shtatzënë.

Meqë mund të jetë e vështirë të mbani mend ditët e ovulacionit, nëse periodat tuaja janë të parregullta, dhe është ideale të kryeni me partnerin tuaj marrëdhënie seksuale çdo ditë ose çdo natë, për të rritur shanset që të mbeteni shtatzënë.

Mbani mend, sperma prodhohet më shumë dhe qëndron më shumë në një trup të shëndetshëm, kështu që do t’ju duhet të lini duhanin dhe alkoolin, dhe të konsumoni sende ushqimore të shëndetshme në qoftë se keni ndërmend të mbeteni shtatzënë. Më e rëndësishmja, mos harroni të argëtoheni dhe mos e ktheni seksin në një rutinë. /pernenat.al

Artikulli paraprakMësoni prindër, ja pse nuk duhet t’ua shponi veshët fëmijëve
Artikulli i rradhës Kësaj nëne iu kërkua t’i jap gji fëmijës në tualet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.