Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët: Bëni këto shtrimet për të mbajtur aktivë muskujt vaginalë

Femina 26/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për ju kemi zgjedhur disa mënyra të efektshme të ruajtjes së muskujve të fortë vaginalë.

Ushtrimet e Kegelit

Janë këto ushtrime për muskujt vagjinalë të quajtur sipas dr. Arnold Kegelit, i cili i pari i ka rekomanduar si praktikë për femrat dhe vagjinat e tyre. Secila femër mund t’i mësojë ushtrimet të cilat nuk vërehen edhe kur i bëjnë në publik.

Mësoni në mënyrën e vetme dhe të thjeshtë, madje edhe me rastin e urinimit. Për t’i mësuar t’i izoloni muskujt e vërtetë, provoni vrushkullin gjatë urinimit që disa herë të ndërpritni dhe t’i mbani para se sërish t’i lëshoni. Kur ta perfeksiononi, ushtrimet mund t’i praktikoni edhe “në të thatë”.

Për shembull, derisa qëndroni ulur para kompjuterit. Provoni t’i shtrëngoni muskujt sikur bëni kur ndërprisni urinimin dhe sërish shtendosni. Këtë ushtrim bëjeni dhjetë deri në njëzet herë së paku pesë herë në ditë. Tempin e ushtrimeve mund ta caktoni vetë, shkruan Telegrafi.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Variacionet e ushtrimeve të Kegelit

Ju kemi përshkruar ushtrimet themelore të dr. Kegelit, ndërkaq bashkë me to mund t’u përkushtoheni edhe variacioneve të ndryshme. Për shembull, muskujt vagjinalë ngadalë dhe gradualisht mund t’i tendosni, ndërkaq kur arrini tendosjen më të madhe të mundshme, ngadalë filloni t’i shtendosni.

Mënyra tjetër është mbajtja e muskujve të tendosur disa sekonda. Muskujt vaginalë tendosni, mbani të tendosur së paku pesë sekonda dhe shtendosni.

Ushtrimet e Kegelit mund t’i bëni edhe kur jeni në publik, derisa jeni duke shikuar TV, gjatë bisedave me miken duke pirë kafe, derisa qëndroni ulur apo disa minuta para se të flini gjumë.

Goglat erotike

Qëllimi i goglave erotike nuk është vetëm eksitimi seksual dhe stimulimi. Qëllimi i tyre është mbajtja e aktivitetit të muskujve vagjinalë.

Edhe kjo vegël eksitimi mund të ndihmojë në forcimin e muskujve në atë mënyrë që t’i vini goglat në vagjinë dhe lirshëm të shtriheni në shtrat. Shiritin kapeni me gishta dhe butësisht fërkojeni, ndërkaq vagjina juaj të mos lejojë që goglat të dalin jashtë.

Mund të thuhet që ajo duket sikur ndonjë lojë e tërheqjes së litarit, vetëm se në vend të garuesve të cilët tërheqin litarin, luftën e bëjnë vetëm muskujt vagjinalë dhe dora juaj.

Me goglat erotike një kohë mund të shëtitni lirisht nëpër banesë. Nëse gjatë këtij ushtrimi ju befason ndonjë orgazëm nuk do të ishte keq.

Ushtrimi i vagjinës gjatë seksit

Tani kur keni mësuar që t’i tendosni dhe t’i shtendosni muskujt vagjinalë, mund të argëtoheni edhe gjatë seksit. Partneri juaj në penis do të hetojë trysninë e këndshme erotike, ndërkaq ju edhe më intensivisht do të kënaqeni me penisin e tij.

Ndjenja që ia mbyllni rrugën, ndërkaq ai penetron egërsisht, do t’ju eksitojë edhe më shumë.

Kremi për forcimin e muskujve vaginalë

Kozmetika ka gjetur mënyrën e re e cila kërkon më pak mund. Në treg ka kremra të shumta të cilat premtojnë vagjinë të ngushtë dhe ju bindin që janë prodhuar vetëm nga bimët natyrale.

Gjithsesi, për përdorimin e mjeteve kozmetike këshillohuni me gjinekologun tuaj dhe mos u mashtroni nga produktet e lira sepse mund të shkaktojnë pasoja të pakëndshme.

Artikulli paraprakKur duhet të fillojnë fëmijët të pinë qumështin e lopës
Artikulli i rradhës Kjo është mënyra e duhur për t’ua dhënë ilaçet fëmijëve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.