Virginia Mellen dëshiron që djali i saj Avi të rritet me një nënë që merr vendime për pamjen e saj bazuar në zemrën dhe instinktet e saja, jo në atë çka mendojnë të tjerët. Dhe kjo është pjesë e arsyes se ajo vendosi të postoj një fotografi të stilit të ri të flokëve në rrjetin social.
“Para se të veproja kam hesituar shumë”, ka shpjeguar Mellen për Huffington Post.
“A është në rregull që të bëj një veprim të tillë tani që jam bërë nënë? Çfarë do të mendojnë njerëzit tani që unë jam më e vjetër? Po sikur njerëzit gabimisht të mendojnë se është një deklaratë politike, ose kam pasur një çrregullim mendor”, ka vazhduar ajo, përcjellë GazetaShneta.
Por ajo ka thënë se pavarësisht dyshimeve ka treguar se së fundmi ka menduar për të birin duke dashur që të jetë një shembull krenarie për të.
“Unë dua që djali im të rritet me një nënë e cila nuk merr vendime për pamjen e saj bazuar në atë që mendojnë të tjerët. Dua që ai të dijë se nuk ka mënyrë “të duhur” që një grua ose nënë duhet të duket. Dhe a e dini çfarë? Ai as që e ka vënë re”, ka theksuar ajo.
Mellen ka thënë se pasi ka shpërndarë fotografinë në Instagram, ka pranuar më shumë se 50,000 reagime dhe shumë komente mbështetëse. /GazetaShneta/
https://www.instagram.com/p/BRjEYu-Dxqd/?utm_source=ig_embed