Dy anët e preferuara, shpina dhe stomaku janë “zonë e ndaluar” deri pas lindjes. E bash kur juve ju duhet më së shumti gjumi i rehatshëm, bash atëherë nuk mund ta bëni.
Në blogun “WhatToExpect” janë renditur disa shpjegime për secilën pozitë gjumi dhe cilat prej tyre preferohen më shumë, përcjellë GazetaShneta.
Gjumi në bark
Nëse pozita juaj e preferuar e gjumit është të fleni në stomak, kjo është krejtesisht në rregull – derisa stomaku juaj fillon e fryhet.
Gjumi në shpinë
Eksperët sygjerojnë të evitoni këtë pozitë në 6 muajt e fundit të shtatzënise. Kur ju flini në shpinë, e gjithë pasha e organeve të brendshme do bie mbi uterusin që po rritet nga foshnja. Kështu ju do bllokoni edhe venat për qarkullim të rregullt të gjakut.
*Sqarim: Nuk është alaramante nëse fleni ndonjëherë në këtë pozitë, por sigurohuni të ndërroni anët shpesh.
Gjumi në anën e majtë ose të djathtë
Kurse gjumi në dy anët e krahëve tuaj në 6 muajt e fundit është më i shëndetshëm (posacërisht ana e majtë). Kështu ju e leni të lirë qarkullimin e gjakut dhe të nutriëntëve në placentë. Kjo pozitë nxit funksionin e mushkërive që do eliminojë automatikisht mbetjet e panevojshme, do keni zbutje të ënjtjes së këmbëve, nyjeve e duarve.
Si të përmirësoni gjumin përmes truqeve:
– Përdor shumë jastëkë: Futni një jastëk mes dy këmbëve dhe një pas shpinës. Ky kombinim ju relakson trupin.
– Jastëk special: Mund të merrni edhe jastëkë të posaçëm që t’iu përshtatet çdo lëvizje tuajës sa jeni të shtrira (mund ta përdorni më pas edhe gjatë gjidhënies).
– Përshtate veten: Gjithmonë mbajeni në mend se është në dorën tuaj të ruani qetësinë dhe të gjeni pozita gjumi të rehatshme.
Duhet ta dini se kjo procedurë do të jetë gjithmonë sfiduese për ju dhe për të gjitha nënat. Do e shihni se me kohën do përshtateni me trupin tuaj shtatzënë. /GazetaShneta/