Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat narkotike? Ky është efekti i marihuanës tek shtatzënat

Këshilla për shtatzëna 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë për të trajtuar të vjellat dhe marramendjet mund ta dëmtojë trurin e foshnjës së pa lindur, shkruan Dailymail.

Eksperimentet e bëra në minj kanë gjetur se nënat në pritje, të cilat përdorin cigare të marihuanës ndikojnë në një regjion të trurit të foshnjave të tyre përgjegjëse për kujtesën dhe të mësuar. Numri i grave shtatzëna që përdorin marihuanë për të trajtuar të vjellat dhe marramendjen si simptoma të shtatzënisë është rritur në 11.3% në dekadën e fundit.

Studimet e mëparshme kanë treguar, qe fëmijët e lindur nga nënat që përdorin marihuanë gjatë shtatzënisë kanë më shumë tendencë të zhvillojnë probleme  kognitive dhe të sjelljes tek fëmijët e tyre.

Ekipi i Universitetit Auburn në Alabama, thotë se këto gjetje konfirmojnë edhe një efekt tjetër negativ të marihuanës, pasi që ajo është bërë një nga llojet e drogave më të përdorura gjatë shtatzënisë dhe kjo nuk është diçka e mire, transmeton Gazeta Express

Në këtë eksperiment ata rritën minj shtatzënë dhe i ekspozuan ata në kimikale të ngjashme me marihuanën, me një dozë ekuivalente sa një grua shtatzëne konsumon zakonisht gjatë shtatzënisë. Kur minjtë foshnje lindën, ata u ekzaminuan dhe hulumtuesit panë se regjioni i lidhur me kujtesën e kishte humbur aktivitetin.

“Tani për tani ne jemi fokusuar në gjetjen e komponentëve që janë duke e ulur aktivitetin e këtij regjioni”, tha Pinky një nga pjesëmarrësit e këtij studimi. Ai tha se ende ka shumë gjëra që duhet marrë në konsiderim deri sa të vijmë në një përfundim të konfirmuar.

Hulumtimet do të prezantohen në takimin e “American Society for Pharmacology and Experimental Therapeutics”.

Artikulli paraprak7 pyetje esenciale që duhet t’i bëni gjatë visitës së parë te gjinekologu
Artikulli i rradhës 13-vjeçari shet Xbox-in e tij për t’ia blerë nënës një veturë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.