Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë infeksionet vaginale në shtatzëni, ja si t’i dalloni

Këshilla për shtatzëna 15/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë shtatzënisë shumë gra venë re një rritje të sekrecioneve vaginale. Nëse këto sekrecione jane me ngjyrë të bardhe dhe pa aromë, atëherë nuk duhet të shqetësoheni pasi shkaktohen nga rritja e nivelit të hormoneve.

Nëse gruaja shtatzënë shikon se sekrecionet vaginale janë me erë te pakëndëshme dhe dyshon për infeksion, duhet t’i drejtohet mjekut gjinekolog për të bërë analizat e duhura.

Si ta dallojmë një infeksion vaginal?

Simptomat kryesore që tregojnë se gruaja ka infeksion janë kruajtja, djegia, dalja e sekrecioneve me aromë si dhe dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale. Ngjyra e sekrecioneve mund të jetë e bardhë në gri ose e bardhë në të verdhë, pra e ndryshme nga ngjyra e tyre normale.

Nëse dyshoni për një infeksion ju duhet të kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog, i cili do t’ju bëjë analizat e sekrecioneve vaginale me anën e një tamponi. Në këtë mënyrë ai do të specifikojë patologjinë e gruas.

Infeksionet vaginale janë të rrezikshme, pasi ato mund të shkaktojnë abort spontan ose lindje të parakohshme tek gruaja shtatzanë.

Por, edhe marrja e antibiotikëve gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë abort ose komplikacione të tjera gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye këshillohet qe cifti në momentin e planifikimit së shtatzanise, t’i nënshtrohet disa analizave. Në këtë mënyrë gruaja do të arrijë në shtatzani pa praninë e baktereve apo infeksioneve vaginale të cilat do të rrëzikojne zhvillimin e fetusit.

Cilat jane infeksionet vaginale që shfaqen më shpesh gjatë shtatzanisë?

– Çfarë është Kandida dhe kush është shkaki i këtij infeksioni?

Ky lloj infeksioni shkakton tek gruaja djegie dhe kruajtje të shumta, sidomos gjatë urinimit dhe marrëdhënieve seksuale. Sekrecionet në këtë rast janë të shumta, me ngjyrë të bardhe dhe pa erë. Ky lloj infeksioni shkaktohet nga një lloj bakteri kërpudhor i quajtur “ Candida Albicans”.

Zakonisht mjeku në këto raste përshkruan në recetë një krem kërpudhë-vrasës. Kura bëhët nga të dy partnerët, për të evituar kështu rikontaminimin.

– Vaginiti bakterial

Në këtë rast sekrecionet janë të trasha, në ngjyrë gri dhe me një aromë të vecantë. Nëse mjeku konstaton këtë lloj infeksioni me shumë mundësi do të përshkruajë një kurë me antibiotikë. Ky lloj infeksioni duhet të kurohet në mënyrë të menjëhershmë, pasi mund të shkaktojë abort spontan ose lindje të parakohshme.

– Herpesi

Simptomat e këtij infeksioni janë kryesisht ndjesia e shpimit si me gjilpëra në zonën vaginale si dhe inflamacioni vaginal. Gjatë urinimit gruaja mund të ndjejë djegie dhe kruajtje që fillojne nga zona vaginale dhe përhapen drejt këmbeve. Ky lloj infeksioni transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale vaginale ose orale. Analiza e këtij infeksioni bëhët me anen e marrjes së gjakut. Për këtë infeksion nuk ka zgjidhje të përhershme, thjesht mund të reduktohen simptomat.

– Klamidia

Ky lloj infeksioni shoqërohet nga dhimbjet në fundin e zonës abdominale ( barkut ) dhe me sekrecione të ndryshme nga të tjerat. Por, për shumë gra nuk shfaqet asnjë simptome. Kjo është një formë mjaft e përhapur e infeksionit vaginal dhe shfaqet kryesisht tek femrat me moshë nën 25 vjec.

Gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë inflamacione ose shtatzani jashtë mitre. Gjithashtu është një nga shkaktarët e infertilitetit. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë abort ose lindje të parakohshme dhe nese deri ne momentin e lindjes nuk është marr kurë me antibiotikë, mund të shkaktojë infeksionë tek sytë ose mushkëritë e bebes.

– Gonorea

Është një sëmundjë e cila transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale. Nëse nuk merret mjekimi i duhur mund të shkaktojë sterilitet.

– Trikomoniaza

Shoqërohet nga sekrecionet e një lloji të vecantë, të cilat shfaqen me ngjyrë gri ose te verdhe dhe në formë shkume. Shkakton kruajtje dhe dhimbje në zonën vaginale. Diagnostikimi i kësaj sëmundje behet me anën e një tampon dhe me pas duhet marrë mjekimi i duhur.

Për kurim duhet të shkojnë të dy partnerët duke qënë se është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Në më të shumtën e rasteve kjo patologji rrit probabilitetin e marrjes se infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. /pernenat

Artikulli paraprakSi t’i shmangemi efekteve anësore të ‘make up’-it
Artikulli i rradhës Si ta përgatisni bananen për foshnjën tuaj mbi 6 muajshe

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.