Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Je shtatzënë dhe po martohesh, çfarë duhet të kesh parasyshë

Këshilla për shtatzëna 01/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse po planifikoni dasmën tuaj dhe njëkohësisht jeni në një pritje të ëmbël ju duhet të bëni kujdes që të keni marrë udhëzimet e nevojshme.

Përgatitjet për një ceremoni martese janë të lodhshme ndaj ju duhet që të keni parasysh kohën dhe muajin që do të zgjidhni për këtë.

Më poshtë do të listojmë disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur një shtatzani pa problem dhe nje dasmë për tu kënaqur.

Koha që do zgjidhni për t’u martuar

Shumë nuse zgjedhin që të martohen në 3 mujorin e parë, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse nuk ju duket barku, por periudha më e mirë për të realizuar dasmën është  në tre mujorin e dytë.

Është menduar si koha më e mirë pasi në tre mujorin e parë rreziku i abortit është më i madh. Në atë periudhë ju duhet të jeni sa më të qeta, pa stres dhe duhet të pushoni shumë. Së dyti ngjyra e lëkurës suaj është më e plotë në tre mujorin e dytë.

Gjeni vendin e përsosur për ju

Ka shumë vende ku ju mund të mbani ceremoninë tuaj: në kopshte, restorante elegante, në bregdet.

Blini këpucët në minutën e fundit

Mund t’ju duket jo shumë normale, por është e vërtetë. Këmbët kanë tendencë të enjten gjatë shtatzënisë. Nëse i blini shumë më herët, ekziston rreziku që të mos iu bien më.

Mos vendosni unaza

Ashtu si dhe këmbët, edhe duart enjten gjatë periudhës së shtatzënisë, shkruan revista class. Të vendosësh unaza kur je një nuse shtatzënë nuk është një ide aspak e mirë.

Ushqimi

Ushqimi është dhe një ndër gjërat kryesore që  nuse shtatzënë duhet të zgjedhë me shumë kujdes. Ndoshta ajo është dita më e lumtur e jetës suaj dhe nuk mendoni për gjëra të tjera, por në raste të tilla mbani parasysh pasojat.

Zgjidhni një ushqim që do të jetë i lehtë për ju dhe siguroni që pjatës suaj të mos i mungojë asgjë nga pjata që kanë dasmorët, ose përndryshe do t’ju rrijë mendja aty.

Fustani

Më i rëndësishmi për një nuse, përpiquni të zgjedhni një fustan të lirshëm, të lehtë dhe që ju bënë ju të ndiheni sa më rehat. Nuk është aspak një pamje e bukur një nuse që është gjatë gjithë kohës duke rregulluar fustanin, aq më tepër për ju që prisni një fëmijë.

Artikulli paraprakKëto shenja ju tregojnë se keni probleme me zorrët
Artikulli i rradhës Këto gjëra s’bën t’i thoni në praninë e një nëne shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.