Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shfaqja e njollave në fytyrë gjatë shtatzënisë, ja si t’i trajtoni

Këshilla për shtatzëna 03/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pritja e fëmijës është një ndër periudhat më të bukura për një femër. Një nënë e re përveç lumturisë në këtë periudhë ka dhe shumë shqetësime, ku ndër to mund të përmendim njollat kafe në fytyrë.

Mund të ndodhë që ato të mos ikin dhe pas periudhës së shtatzanisë por nuk duhet të shqetësoheni për këtë pasi tashmë ka shumë metoda që ju vijnë në ndihmë për eleminimin e tyre.

Këto shenja ngjyrë kafe zakonisht shfaqen në ballë, mjekër dhe sidomos në buzën e sipërme. Shfaqja e tyre ndodh si pasojë e ekuilibrit të ri hormonal që kalon femra gjatë shtatzanisë dhe zhduken disa muaj pas lindjes. Gjatë verës këshillohet që për këto shenja të përdoret një krem me nivel të lartë mbrojtjeje sepse dielli i shton më shumë këto shenja në lëkurë.

Nëse problemi do ishte më i përqendruar, mund të përdoren produkte që frenojnë sintezën e melanisë, si psh kremra me bazë acid cogic, thioctic, phytic ose arbutin. Nëqoftëse edhe pas këtij kujdesi, mbas lindjes shenjat nuk kanë ikur akoma, mund të përdoret një lëvozhgë kimike, dhe dermatologët këshillojnë që të mos përdoret gjatë muajve të verës.

Kujdes mos ngatërroni Chloasmën gravidike me Melasman. Të dyja këto shkaktohen nga hormonet femërore. Duke qenë se janë shumë të ngjashme chloasma shfaqet gjatë shtazanisë dhe ikën disa muaj mbas lindjes sepse është lidhur me ndryshimet hormonale të 9 muajve. Kurse melasma mund të shfaqet në çdo moment edhe pse ka disa shkaktarë të tillë, si marrja e pilulës kontraceptive, përdorimi i antibiotikëve ose sëmundjet e tiroideve.

Të dyja llojet e njollave të lëkurës përkeqësohen më shumë nga ekspozimi i fytyrës në diell. Pra kanë kaluar shumë muaj pas lindjes dhe shenjat e tua në fytyrë nuk kanë ikur, është mirë të kontrollohesh në një specialist sepse mund të kesh melasa.

Artikulli paraprakRreth 20 mijë ton mbeturina mjekësore ruhen në Kosovë, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve
Artikulli i rradhës Skandali në Shqipëri, reduktohen operacionet për shkak të tenderit për sterilizim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.