Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është ADHD?

Jetë 11/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

ADHD-ja është çrregullimi i zhvillimit të kohëzgjatjes së vëmendjes dhe njiher si çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele mbi-normale të sjelljeve hiperaktive dhe impulsive. Njerëzit me ADHD gjithashtu mund të kenë probleme më përqëndrimin në një detyrë të vetme si dhe të qëndrojnë ulur për një periudhë të gjatë kohore, transmeton GazetaShneta.

ADHD prek edhe të rriturit dhe fëmijët.  Është një diagnozë e njohur nga Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA).

Simptomat e ADHD-së:

Një gamë e gjerë e sjelljeve janë të lidhura me ADHD. Disa nga ato më të zakonshme përfshijnë:

– vështirësi në fokusimin ose përqëndrimin në detyra

– harresa kryerjen e detyrave

– hutimi i lehtë

– vështirësi për të qëndruar ulur për një kohë më të gjatë

– ndërhyrja kur flasin të tjerët

ADHD tek të rriturit

Më shumë se 60 përqind e fëmijëve me ADHD ende shfaqin simptoma pasi të rriten. Por për shumë njerëz, simptomat e ADHD-së zvogëlohen ose bëhen më pak të shpeshta pasi arrijnë një moshë më të pjekur.

Andaj trajtimi është i rëndësishëm. ADHD i patrajtuar tek të rriturit mund të ketë një ndikim negativ në shumë aspekte të jetës. Simptoma të tilla si probleme në menaxhimin e kohës, harresës dhe padurimit mund të shkaktojnë probleme në punë, në shtëpi dhe në të gjitha llojet e marrëdhënieve, përcjellë “Mom.me”.

ADHD tek fëmijët

Një në 10 fëmijë të moshave 5-17 vjeç diagnostifikohen me ADHD, duke e bërë këtë një nga çrregullimet më të zakonshme të fëmijërisë në SHBA. Për fëmijët, ADHD zakonisht shoqërohet me probleme në shkollë. Fëmijët me ADHD shpesh kanë probleme në arritjen e një kontrolli në klasë.

Djemtë kanë tendencë të kenë ADHD dy herë më shumë si vajzat. Kjo mund të ndodhë sepse djemtë tentojnë të shfaqin simptoma të hiperaktivitetit. Edhe pse disa vajza me ADHD mund të kenë simptomat klasike të hiperaktivitetit, shumë prej tyre nuk e bëjnë këtë. Në shumë raste, vajzat me ADHD mund të:

– festoje shpesh
– kanë ankth
– kanë depression
– flasin shumë
– i mbi- ndjejnë gjërat

Shumë simptoma të ADHD-së mund të jenë sjellje tipike të fëmijërisë, kështu që është e vështirë të dihet se çka është e lidhur me ADHD dhe çfarë nuk është.

Çfarë e shkakton ADHD-në?

Pavarësisht se sa e zakonshme është ADHD, mjekët dhe studiuesit ende nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë gjendje. Besohet se origjina është neurologjike. Gjenetika gjithashtu mund të luajë një rol.

Hulumtimet sugjerojnë se një reduktim në dopamin është një faktor në ADHD. Dopamina është një element kimik në tru që ndihmon lëvizjen e sinjaleve nga një nerv në tjetrin. Ajo luan një rol në nxitjen e përgjigjeve dhe lëvizjeve emocionale.

Është e rëndësishme të kihet parasysh se shumë njerëz me ADHD gëzojnë jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Nëse mendoni se ju ose fëmija juaj mund të keni ADHD, hapi juaj i parë duhet të jetë të bisedoni me mjekun. Ata mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse ADHD është faktor për ju ose fëmijën tuaj. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të krijoni një plan trajtimi për t’ju ndihmuar të menaxhoni simptomat tuaja dhe të jetoni mirë me ADHD. /GazetaShneta/

 

Artikulli paraprakBiznes në emër të shkollës nga drejtori i Radiologjisë dhe pozitat e tij të shumëfishta
Artikulli i rradhës Simptomat më të çuditshme të shtatëzanisë që askush nuk ju tregon

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.