Të gjitha nënat duan më të mirën për fëmijët e tyre. Por, studimet e reja sugjerojnë që pijet freskuese dhe ato të ëmbla artificialisht nuk mund të jenë gjëra të mira për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.
Për shkak se këto pije përmbajnë ëmbëlsues artificialë, konsumimi i tyre gjatë shtatzënisë mund të ndikojë që fëmija të ketë dy herë më shumë shanse për të qenë në mbipeshë kur t’i bëjnë vetëm 1 vit, transmeton GazetaShneta.
Sheqeri i shtuar në këto pije është i lidhur fort me obezitetin, duke përfshirë edhe diabetin e tipit 2.
Studiuesit zbuluan se fëmijët e lindur nga nënat që pinin pije artificialisht të ëmbëlsuara kishin një rrezik të dyfishuar të mbipeshës në moshën një vjeçare. Këto efekte, thonë studiuesit, nuk janë shpjeguar nga indeksi i trupit të nënës (BMI), cilësia e dietës së saj, marrja e energjisë totale ose faktorë të tjerë të rrezikut të mbipeshës.
Hulumtimet e tjera sugjerojnë se konsumi i pijeve artificiale të ëmbla nga gratë shtatzëna mund të kontribuojnë në zhvillimin e alergjive dhe astmës tek fëmijët.
Ndërsa, një tjetër studim sugjeron madje se nënat që konsumojnë këto produkte mund të përjetojnë një lindje të parakohshme.
Efektet e tyre në gratë shtatzëna dhe fëmijët e palindur vazhdojnë të hulumtohen. /GazetaShneta/


