Nëse vëreni se në fytyr ju ka dalë një gungë në të kuqe ka shumë shanse që nuk është një puçërr, por një qime që ka hyrë në lëkurë dhe nuk po rritet në drejtimin e duhur.
Arsyeja pse shumë shpesh keni qime që rriten nën lëkurë ështe se kur qelizat e vdekura të lëkurës bllokojnë rrënjët e flokëve, duke i detyruar flokët të rriten në një kënd tjetër nën lëkurën tuaj, transmeton GazetaShneta.
Shanset për të pasur flokë që rriten nën lëkurë janë më të mëdha tek njerëzit me flokë kaqurrelë.
Nëse keni këso qimesh në trup, një nga mënyrat më të mira për të parandaluar përsëritjen është të shmangni rruajtjen ose heqjen e tyre nga fytyra juaj. Natyrisht, kjo nuk është gjithmonë një opsion. Megjithatë, ekzistojnë teknika dhe produkte për të parandaluar këto raste të mos ndodhin, shkruan “Huffpost”.
Bëni këto veprime për të shmangur qimet nën lëkurë:
– Pastrojeni fytyrën çdo ditë
– Përmirësoni mënyrën e depilimit
– Ndërrojeni rregullisht briskun e rrojës
– Pastrojeni çdo herë detajisht
– Përdorni krem për depilim
– Aplikoni zbutës të pas rrojës
Qimet që rriten nën lëkure mund të jenë të bezdisshme dhe të dhimbshme, por me produktet dhe teknikat e duhura, ju mund të zvogëloni këtë problem.
Disa njerëz janë më të prirur për të pasur këtë problematikë dhe nuk marrin përfitime nga opsionet e ndryshme. Nëse nuk jeni në gjendje ta menaxhoni vetë këtë çështje, rekomandohet edhe heqja e qimeve me laser. Bisedoni me mjekun tuaj për këtë opsion, si dhe opsione të tjera për përmirësimin e kësaj gjendjeje./GazetaShneta/