Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto qytete shqiptare i kanë gratë dhe burrat më “dembelë”

Këshilla për shtatzëna 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duke veçuar pjesën e shqiptarëve që është në kërkim të një pune, shumë të tjerë zgjedhin vetë të mos punojnë.

Së fundmi, INSTAT ka raportuar treguesin e shkallës së inaktivitetit (të mos qenurit aktiv), që përfshin njerëzit në moshë pune, por që janë ekonomikisht joaktivë (të dhënat i përkasin vitit 2018) për një sërë arsyesh, si për shembull pamundësi për të punuar apo mungesë motivimi dhe moskërkim për punë.

Në total, rreth dyzet përqind e popullsisë në moshë pune është joaktive, ku sipas  Bankës Botërore, ky është një ritëm shumë më i lartë krahasuar me vende të ngjashme në BE. Treguesi në fjalë është veçanërisht i lartë për gratë dhe njerëzit me arsim të ulët. Se cilat qytete kanë numrin më të lartë të femrave dhe meshkujve, që le të themi janë “dembelë” dhe zgjedhin të mos punojnë i zbulojmë më poshtë:

Shkalla më e lartë e inaktivitetit te burrat është në Dibër, me gati 42% që janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç). Në vend të dytë është Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%.

Të dhënat e INSTAT i nxjerrin durrsakët gjithashtu pak “dembelë” me shkallë inaktiviteti 35.8%. Pas Durrësit renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele pothuajse të ngjashme me 35.5%. Më “punëtorët” në 2018-n ishin burrat në Shkodër (27.7%), Vlorë (27.3%) dhe Fier (25.7%).

Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

Në vend të parë për normën e lartë të inaktivitetit janë gratë që jetojnë në qytetin e Durrësit, ku 56% e atyre që janë në moshë pune (15-65 vjeç) konsiderohen si inaktive nga INSTAT. Në vend të dytë renditen femrat e kryeqytetit, me 55%. Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%. Ndryshe nga burrat, gratë dibrane renditen te më punëtoret, pasi kanë një normë inaktiviteti prej 42.7%, të dytën më të ulët në vend.

Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%.

Artikulli paraprakShumica e grave nuk kujdesen për shëndetin e tyre pas lindjes
Artikulli i rradhës Zëri energjik si Gjiko, kokëfortë si Elita

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.