Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi, shkaktar i gjakderdhjes nga hunda?

Jetë 22/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjakderdhja nga hunda ose epistaksia ndodh kur enët e vogla të gjakut brenda hundës tuaj dëmtohen.

Këto gjakderdhje shpesh shkaktohen nga mukoza e juaj duke u bërë tepër e thatë ose thjeshtë nga ndonjë gërvishtje në hundë, gjakderdhje që nuk paraqesin shumë shqetësim, transmeton GazetaShneta.

Ndërsa gjakderdhjet të cilat kanë origjinën e dëmtimit në pjesën e pasme të zgavrës suaj të hundës, mund të jenë më serioze, shkruan “Mother.ly”.

Ka shumë dëshmi anekdotike që konsiderojnë stresin dhe ankthin si nxitës për rrjedhje të gjakut nga hundët. Por ajo që ka më shumë gjasa është se stresi dhe ankthi lidhen me sjelljet e caktuara, kushtet shëndetësore dhe medikamentet që shkaktojnë drejtpërdrejt ato.

Rastet kur gjakderdhja shkaktohet nga stresi

Dhimbja e kokës, nganjëherë e shkaktuar nga stresi, mund të rezultojnë ose të shoqërohen me një hundë të gjakosur.

Nëse ngacmoni hundën tuaj ose e fryeni atë kur ndiheni i stresuar ose i shqetësuar, kjo mund të shkaktojë rrjedhje gjaku.

Situata të tilla si shtatzënia, udhëtimi në lartësi të mëdha, sporte ekstreme ose trauma fizike mund të sjellin ankth. Në këto raste, gjakderdhja nuk është shkaktuar direkt nga stresi që mund ta ndjeni, edhe pse të dy gjërat mund të duken të lidhura. Në vend të kësaj, ajo është shkaktuar nga situata që gjithashtu shkaktoi ankthin.

Hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut, është sugjeruar si një shkaktar për këtë simptomë. Megjithatë, kjo lidhje është kontestuar. Medikamentet që ju merrni për presionin e lartë të gjakut, të tilla si teholluesit e gjakut, mund t’ua bëjë të vështirë që ta kontrolloni hundën.

Gjakderdhjet nga hunda nuk janë zakonisht një tregues i një shqetësimi më serioz shëndetësor. Por nëse ky rast po ju përsëritet  – edhe nëse janë apo jo të ndikuara nga stresi- flisni me mjekun tuaj. Ka raste në të cilat gjakderdhjet e përsëritura të paralajmërojnë një simptomë më të rëndë për shëndetin tuaj,/GazetaShneta/

Artikulli paraprakA mund të ndikojë mënyra e gjidhënies në paraqitjen e ngërçeve
Artikulli i rradhës Kështu mund të prodhoni më shumë qumësht gjiri

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.