Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është lindja e detyrueshme dhe kur është nevojshme

Këshilla për shtatzëna 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Labor in hospital
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindja e detyruar në shtatzëni është e parashikuar në disa rrethana për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe fëmijës. Prandaj, ajo ka për qëllim të shpejtojë lindjen, ose ta favorizojë atë pa pritur momentin e natyrshëm.

Lindja e detyruar e fëmijës  sigurisht nuk është ëndrra e grave shtatzëna, të cilët në realitet dëshirojnë që çdo gjë të ndodhë natyrshëm, në momentin që fëmija është gati të lindë. Për fat të keq, në disa raste kjo nuk është e mundur dhe prandaj mjekësia vjen në ndihmë për shpëtimin e nënave dhe foshnjave të tyre.

Lindja e detyruar: kur kryhet?

Një lindje e detyruar bëhet kur shëndeti i nënës dhe / ose i fëmijës është në rrezik për një arsye të veçantë. Për këtë arsye mjekët zgjedhin të nxisin lindjen tek gruaja në mënyrë që të inkurajojnë ardhjen në jetë të fëmijës. Lindja e detyruar priret të planifikohet kur shtatzënia arrin 41 javë. Një rrethanë tjetër që parasheh zbatimin e njërës prej këtyre procedurave është shpërthimi i ujërave pa filluar akoma procesi i lindjes.

Ka edhe disa patologji të lidhura me shtatzëninë, të tilla si gestoza dhe diabeti gestacional, ku mjekët e paracaktojnë datën e lindjes për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe fëmijës. Prandaj, lindja e detyruar zakonisht është e programuar në prani të situatave të veçanta dhe është e rëndësishme që gruaja të informohet në mënyrë adekuate rreth procedurave.

Procedurat e lindjes së detyruar: shkëputja e membranave dhe shiritave të prostaglandineve

Ka disa procedura që ndihmojnë lindjen e fëmijës. Jo të gjitha përfshijnë përdorimin e medikamenteve. Zakonisht për të shpejtuar lindjen në fund të shtatzënisë, mjekët ndihmojnë në ndarjen e membranave. Është një manovër mjekësore përmes së cilës membranat shkëputen nga sipërfaqja e qafës së mitrës pa i prishur ato.

Kjo procedurë mund të kryhet nga një mami ose një gjinekolog. Në mënyrë që të vazhdohet me këtë hap, është e domosdoshme që qafa e mitrës të jetë tashmë pak e hapur. Për disa gra ndarja e membranave mund të jetë e dhimbshme ose shumë e bezdisshme. Qëllimi është që trupi të prodhojë prostaglandinet, që janë hormonet që hollojnë dhe zbusin qafën e mitrës.

Në këtë rast lindja duhet të fillojë brenda 48 orëve, ose teknika të tjera të lindjes së detyruar duhet të ndiqen. Një tjetër metodë për të favorizuar fillimin e lindjes është futja, brenda vaginës, e shiritave prostaglandine. Kjo procedurë kryhet në spital. Shiritat në fjalë lëshojnë gradualisht hormonin. Më vonë, gruaja shtatzënë monitorohet vazhdimisht për të vlerësuar shëndetin e fëmijës me kontraktime.

Lindja e detyruar, procedurat: kateteri Foley, këputja e membranave dhe oksitocina

Ka metoda të tjera për të nxitur lindjen dhe për të ndihmuar lindjen në fund të shtatzënisë. Një nga procedurat është kateteri Foley, i cili futet në mënyrë trans-cervike. Pastaj ai arrin pjesën e sipërme të mitrës dhe fryhet. Në këtë mënyrë synohet maturimi i qafës së mitrës. Një tjetër procedurë “manuale” është thyerja e membranave.

Kjo metodë praktikohet zakonisht kur lindja tashmë ka filluar, me qafën e mitrës të hapur. Kjo është më e njohur si “këputja e ujërave “, pas së cilës kontraktimet mund të bëhen më të dhimbshme. Së fundmi ekziston oksitocina, një nga metodat më të njohura të lindjes së detyruar. Kjo metodë përbëhet nga dhënia e oksitozinës në formë sintetike, një hormon që mund të stimulojë kontraktimet. Fëmija monitorohet vazhdimisht kur kontraktimet bëhen më të shpeshta dhe më të forta. /pernenat

Artikulli paraprakShumica e nënave të reja pendohen për këto shpenzime
Artikulli i rradhës Kjo grua ka zbuluar një ilaç të çuditshëm kundër dhimbjeve menstruale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.