Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse dhëmbët e disa fëmijëve janë më të prirur për tu prishur?

Jetë 31/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një e katërta e fëmijëve përjetojnë prishjen e dhëmbëve në kohën kur fillojnë shkollën. Kjo ndodh kur bakteret në gojë tretin sheqerin për të prodhuar acid, i cili sulmon dhe shpërbën dhëmbët.

Shmangia e ushqimit dhe pijeve me sheqer dhe pastrimi i rregullt me ​​një pastë dhëmbësh të përshtatur me moshën, mbeten mënyrat më të mira për të siguruar që fëmijët të kenë dhëmbë të shëndetshëm. Por, pavarësisht përpjekjeve më të mira të prindërve, dhëmbët e disa fëmijëve janë në thelb të dobëta dhe prishen më lehtë, transmeton Gazeta Shneta.

Dhëmbët e disa fëmijëve mund të jenë kaq të dobët saqë nuk janë në gjendje të përballojnë përtypjen dhe të prishen menjëherë pasi kanë dalë nga mishi.

Këta dhëmbë shpesh janë shumë të ndjeshëm dhe fëmijët mund të shmangin larjen e tyre, sepse shkaktojnë dhimbje. Ndjeshmëria e tillë, e kombinuar me smaltin e dobët, do të thotë që prishja e dhëmbëve ndodh më lehtë, përcjellë “The Conversation”.

Shkaqet

Smalti I dhëmbëve formohet shumë kohë para se dhëmbët të dalin përmes mishit të dhëmbëve. Ndryshe nga lëkura dhe kocka, smalti i dhëmbëve nuk mund të shërohet natyrshëm, kështu që çdo dëm do të jetë ende i pranishëm kur dhëmbët e dytë të parë dalin rreth moshëd dy vjeçare.

Përkundër rekomandimit që fëmijët të kenë një kontroll dentar deri në moshën dy vjeçare, vetëm një në tre fëmijë do të vizitojë një dentist në moshën katër vjeçare. Dhëmbët e dëmtuar nganjëherë nuk vihen re deri sa të prishen dhe të infektohen. Në raste të tilla, mund të kenë nevojë të hiqen.

Shërimi

Gjërat që dobësojnë smaltin do të evitohen edhe përmes ushqiit të shëndetshëm por edhe me masa paraprake shtesë. Dentistët mund të ndihmojnë në zbulimin e shenjave të dhëmbëve të dobët para se të prishen. Ata mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre dhëmbëve duke i mbyllur vrimat ose edhe duke I mbushur pjesët e dobëta.

Eshtë e rëndësishme që të bëni vizita të rregullta dentare, duke filluar që në fillim të moshës 12 muajshe, ose kur dhëmbët dalin së pari./GazetaShneta

Artikulli paraprakKëto janë simptomet e ngjashme mes ciklit dhe shtatzënisë
Artikulli i rradhës A i dikton ushqyerja e nënës preferencat e ushqimit të fëmijës?

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.