Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë shenja të pazakonshme që sinjalizojnë çrregullime të zemrës

Jetë 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zemra, organi më i duhur në jetë, gjendet në kafazin e saj mbrojtës në gjoks, duke bërë punën e saj pa ndonjë shenjë të jashtme për “pronarin” e saj.

Në Perëndim, ku një në katër njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, rëndësia e mirëmbajtjes së shëndetit të zemrës është e vështirë të mos ripërmendet aq shpesh, transmeton GazetaShneta.

Mjerisht, simptomat e para që shumë njerëz përjetojnë si shenjë që u tregon se zemra e tyre është duke punuar dobët, janë sulmet në zemër, transmeton The Conversation.

Megjithëse nuk mund ta shihni zemrën tuaj duke rrahur në gjoks – dhe atë jo pa ndonjë teknologji të avancuar, në anën tjetër ekzistojnë disa shenja të dukshme të jashtme që mund të tregojnë nëse diçka e gabuar po ndodh me zemrën tuaj.

Veshët e rrudhur
Related image

Një tregues i tillë i jashtëm janë rrudhat diagonale në vesh (pjesa e vathëve) që njihet edhe si “shenja e Frank-ut” që rrjedhë nga mjeku Sanders Frank, I pari që gjeti se kjo simptomë lidhen me zemrën. Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje me këtyre rrudhave që potencojnë rrezikun në rritje të aterosklerozës, një sëmundje e krijimit të pllakëzave në kanalet e arterieve, të cilat bllokojnë qarkullimin normal të gjakut në zemër.

Gunga yndyrore

Një tjetër tregues i jashtëm i çështjeve të zemrës janë gungat e verdha dhe të yndyrshme – të njohura klinikisht si “xanthoma” – që mund të shfaqen në bërryla, gjunjë, mollaqe ose qepalla. Gungat si të vetme janë të padëmshme, por ato mund të jenë një shenjë e problemeve më të mëdha.

Xanthomas janë parë më së shpeshti në njerëzit me një sëmundje gjenetike të quajtur hypercholesterolemia familjare. Njerëzit me këtë gjendje kanë nivele jashtëzakonisht të larta të kolesterolit lipoprotein të densitetit të ulët – të ashtuquajturat “kolesterol i keq”. Nivelet e këtij kolesteroli janë aq të larta sa që depozitohen në lëkurë. Për fat të keq, këto depozita yndyrore janë të vendosura gjithashtu në arteriet që furnizojnë zemrën.

Thonjtë sferikë

Një fenomen i njohur si “digital clubbing” apo thonjtë sferikë mund të jetë një shenjë se dicka mund të mos shkojë me zemrën tuaj. Kjo simptomë ndryshon formën e thonjëve të goshtave të dorës duke i bërë më të trashë dhe më të gjerë, për shkak të prodhimit të shtuar të indeve. Ndryshimi zakonisht ndodh pa dhimbje në të dyja duart.

Arsyeja që ky ndryshim tregon probleme me zemrën është sepse gjaku i oksigjenuar nuk po i arrin gishtat siç duhet dhe kështu qelizat prodhojnë një “faktor” që nxit rritjen si një përpjekje për të ndrequr çështjen.

“Unazat e engjujve” rreth irisit

Depozitat e dhjamit mund të shihen edhe në sy, si një unazë gri rreth pjesës së jashtme të irisit, pjesës me ngjyrë të syrit. Ky i ashtuquajtur “arcus senilis”, fillon në pjesën e sipërme dhe të poshtme të irisit përpara se të përparojë për të formuar një unazë të plotë. Ndonëse nuk ndërhyn me të parit, sinjalizon çrregullime me funksionin e zemrës.

Buzët blu
Image result for blue lips heart disease

Një tregues tjetër shëndetësor nga goja është ngjyra e buzëve tuaja. Buzët zakonisht janë të kuqe, por ata mund të marrin një ngjyrë të kaltër tek njerëzit me probleme zemre, për shkak të dështimit të sistemit kardiovaskular për të dhënë gjak të oksigjenuar në inde. Nuk duhet ngatërruar me kohët e ftohta atëherë kur buzët mavijosen si pasojë e mungesës së oksigjenit të bollshëm. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakKëto kimikate të rrezikshme janë gjetur në pelenat e fëmijëve
Artikulli i rradhës Me këto testime mund ta dalloni nëse fëmija ka komplikime në zhvillim

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.